Erresire ne 7 qytete te vendit,zbulohen arsyet e ndërprerjes së energjisë

Operatori i Sistemit të Transmetimit bën me dije se për stakimin në avari të Linjës 220 kV Tirana2 – Rrazhbull të OST-së, sot më datë 05/01/2025 në orën 17:37, si pasojë e të cilës u ndërpre energjia në të gjitha N/stacionet e Rajonit Durrës, Lushnje, Fier, Vlorë, Kuçovë, Berat.

Pas rreth 30 minutash, u bë e mundur rikthimi i energjisë në N/stacionet e rajoneve të mësipërme, ku vlen të theksohet se u vendosën në punë vetëm fidrat e rëndësisë së veçantë, spitalet dhe kopshtet e qytetit, duke lënë me kufizime të thella pjesën tjetër të popullatës.

Në orën 17:52, energjia u ndërpre përkohësisht dhe në Rajonin e Sarandës, e cila u rikthye përsëri në punë me kufizime. Aktualisht, me kërkesë të OST-së për shkak të ngarkesës, po kryhet një rivendosje graduale e ngarkesës në rajonet e mësipërme, e cila po realizohet nga Dispeceria Qendrore TL, në bashkëpunim me Dispeceritë Rajonale të Durrësit, Beratit, Fierit, Gjirokastrës, Vlorës, në varësi të udhëzimeve dhe hapësirave deri në rivendosjen e skemës normale të furnizimit.

Vlora në errësirë, degjohen të shtëna me armë në bulevardin “Ismail Qemali”, reagon policia

Të shtëna me armë  zjarri përgjatë bulevardit Ismail Qemali në VlorëBurime nga policia konfirmojnë se është qëlluar në ajër një herë duke përfituar dhe nga errësira ku përfshiu qytetin e Vlorës. Nuk ka persona të lënduar apo vendngjarje. Policia po punon për gjetjen e autorit.

“Në orën 18:36, në sallën operative të DVP Vlorë është marrë një njoftim se në lagjen “Lef Sallata” dyshohet se ka ndodhur një konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e raportuar, por deri tani nuk janë konstatuar persona të përfshirë në konflikt. Vijon puna për identifikimin e tyre dhe sqarimin e plotë të këtij rasti.

Sqarojmë se, në lidhje me një zhurmë të ngjashme me të shtënë me armë zjarri, po kryhen verifikimet përkatëse nga ana e shërbimeve të Policisë”, njofton policia.

Rriten sigurimet per automjetet ne Shqiperi

Sic jeni ne dijeni, duke filluar nga data 01.01.2025 per llogaritjen e cmimit te sigurimit TPL per mjetet e kategorise AUTOVETURA, do futen faktoret e riskut te percaktuara nga rregullorja e AMF nr. 156 date 19.09.2024.

Faktoret e riskut qe do perfshihen ne perllogaritjen e cmimit te sigurimit TPL per mjetet e kategorise AUTOVETURA sipas rregullores se AMF jane:

  1. Historiku i dëmeve, përfshirë edhe rastet kur shkaktari i aksidentit nuk është i shënuar në policën e sigurimit.
  2. Fuqia motorike
  3. Mosha e të siguruarit
  4. Eksperienca në drejtimin e mjetit motoric
  5. Përdorimi i mjetit: subjekt, individ
  6. Qarku i regjistrimit të mjeti
  7. Vjetërsia e mjetit.

Bazuar ne keto faktore risku, ne tabelen bashkengjitur gjeni koficientet e riskut per INTERSIG VIG qe do zbatohen per vitin 2025.

Nga aplikimi i te gjithe faktoreve te riskut, cmimet e sigurimit TPL per Autovetura do te jene te ndryshem, dhe ne varesi nga kombinimi I faktoreve, ne total do te kemi 224 cmime duke filluar nga cmimi minimal 16,195 lek deri ne cmimin maksimal 32,605 lek.

Llogaritja e cmimit final me takse do behet nga sistemi duke vendosur targen dhe shasine e mjetit (sic behet edhe sot) dhe ne baze te koficenteve te riskut (qe jane te ngarkuar ne sistemin e shitjes) do dali cmimi final me takes, i cili do printohet ne policen e sigurimit.

Per vitin 2025, koficienti Historiku i dëmeve (h.D) eshte 1 per te gjitha klasat e Autoveturave.

Bazuar ne koficientet e riskut ne tabelen bashkengjitur po ju jap nje shembull se si llogaritet cmimi final me takse:

Shembull:
Do sigurohet autovetura Volkswagen Pasat, targa AA….., shasia WVW……..,
Fuqia motorrit – 1900 cc,
Mosha e Pronarit – 45 vjec,
Patenta – 20 vite,
Individ,
Qarku Tirane,
Viti prodhimit 2008.

Bazuar ne keto te dhena vendosim koficientet tek tabela e koficienteve bashkengjitur dhe cmimi final me takse del 20,847 leke.

Primi pa Takse, INTERSIG
17,190
Tabela e Llogaritjes
Klasa
Kapaciteti
Koeficienti Fuqia g.f
Cmimi sipas fuqise
h.D Deme
m.i Mosha
n.e Patenta
P,s,I Subjekt
Q.p Qarku
V,m Vjetersia
Cmimi pa Takse
Cmimi Final me Takse
I.
deri në 1300 cm3
0.901
15,488
1
x
1
x
x
x

VALUE!

VALUE!

II.
nga 1301 deri në 1600 cm3
0.95
16,331
1
x
1
x
x
x

VALUE!

VALUE!

III.
nga 1601 deri në 1800 cm3
0.991
17,035
1
x
1
x
x
x

VALUE!

VALUE!

IV.
nga 1801 cm3 deri në 2000 cm3
1.05
18,050

1
1
1
1
1
1.05
18,952
20,847
V.
nga 2001 cm3 deri në 2500 cm3
1.1
18,909
1
x
1
x
x
x

VALUE!

VALUE!

VI.
nga 2501 cm3 deri në 3000 cm3
1.15
19,769
1
x
1
x
x
x

VALUE!

VALUE!

VII.
mbi 3000 cm3
1.19
20,456
1
x
1
x
x
x

VALUE!

VALUE!

Kjo eshte menyra e llogaritjes se cmimit per mjetet autovetura qe jane te regjstruar, pra qe jane me targa Shqiptare.

Per mjetet Autovetura pa targa qe sigurimi behet nepermjet regjistrimit ne AMF do jet nje menyre tjeter pasi koficientet do te vendosen ne menyre manual, prandaj duhet te tregohet kujdes ne vendosjen e koficenteve pasi nese jane vendosur gabim nuk do te mund te behet dublikata pasi te merren targat.

Na shkruani nese keni ndonje paqartesi.

Faleminderit

Kina përballë virusit të ri misterioz, radhë të gjata në spitale 

Spitalet kineze raportohet se po mbingarkohen me shpejtësi me njerëz që vuajnë nga një virus misterioz, i cili ka risjellë në vëmendje situatën e krijuar nga virusi Covid-19 para disa vitesh.

Pamjet që kanë qarkulluar në rrjet tregojnë spitale të mbushura me pacientë të maskuar, ndërsa zyrtarët janë kapur në befasi nga shpërthimi i këtij virusi.

Videot e paverifikuara por shqetësuese filluan të shfaqen nëpër mediat sociale në natën e Vitit të Ri me më shumë të postuara gjatë ditëve të fundit.

Disa pretendojnë se tregojnë spitale në Hunan – një provincë në Kinën jugore si dhe zonat përreth.

Mediat lokale thonë se fluksi i sëmundjeve të raportuara është për shkak të një virusi të rrezikshëm për të cilin shumica e njerëzve nuk kanë dëgjuar asnjëherë të quajtur metapneumovirus human (HMPV).

Pamje që të kujtojnë pandeminë e Covid/ Kina

Ky virus zakonisht shkakton një sëmundje të lehtë të ngjashme me të ftohtin, e cila mund të çojë shpejt në shtrimin në spital dhe në rastin më të keq vdekje për më të rrezikuarit.

Autoritetet kineze ende nuk e kanë konfirmuar atë që ata besojnë se po bën që listat e pritjes së spitaleve të rriten.

Zyrtarët qeveritarë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk kanë komentuar ende për pamjet e mediave sociale të spitaleve.

Por raportet zyrtare nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë sugjeruar se problemet mund të jenë thjesht një grip normal.

CDC pranoi se shkalla e problemeve të ngjashme me gripin janë në rritje ndërsa Kina ndodhet në mes të muajve të ftohtë të dimrit.

Pamje që të kujtojnë pandeminë e Covid/ Kina

Raportet zyrtare për ndonjë ndërlikim serioz shëndetësor apo edhe vdekje ende nuk janë publikuar, por vendasit kanë pohuar se shpërthimi tashmë ka marrë disa jetë.

Skenat të kujtojnë Covid-in, i cili filloi duek goditur Kinën pesë vjet më parë përpara se të përhapej në të gjithë globin.

Mbi shtatë milionë njerëz kanë vdekur për shkak të komplikimeve të lidhura me Covid-in në vitet që kur u raportua për herë të parë shpërthimi.

Bora zbardh vendin/ Korçë, 1.5 metër borë në Mashkullorë, kalimi vetëm me zinxhirë

Bora dhe temperaturat  e ulëta kanë përfshirë veriun dhe juglindjen e  vendit.

Në Mashkullorë të fshatit Panarit në Korçë  trashësia e borës ka  arritur në rreth 1 metër e gjysmë duke izoluar banorët e zonës.  Bashkia e Korçës po punon për të hapur rrugën e fshatit.

Bora ka zbardhur Dardhën dhe Voskopojën ndërsa  në zonat malore të Kukësit trashësia e saj i ka kaluar 40 cm.

Në rrugët kombëtare sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar automjetet  mund të qarkullojnë  pa probleme, por kur udhëtojnë në zona  malore drejtuesit  duhet të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

Për shkak të masave ajrore të ftohta e të lagështa me origjinë nga veriperëndimi sinoptikanët parashikojnë një javë me mot të paqëndrueshëm.

Kthjellimet pritet të alternohen me vranësira.  Të mërkurën parashikohen reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit. Në  veriperëndim dhe jugperëndim  të vendit   sipas sinoptikanëve priten reshje  me intensitet mesatar.  Ndërsa në lartësitë 1000-1200m parashikohen  reshje bore me intensitet të ulët.

Temperaturat e ajrit  pritet të bien dhe termometri të shënojë  vlera nga   -1  deri në  jo më shumë  se 19 gradë celcius.

Gati për makina elektrike/ Pritet të ngrihet rrjeti i pikave të furnizimit në të gjithë vendin

Për të ulur nivelin e ndotjes në mjedis që vjen për shkak të automjeteve me benzinë, gaz apo naftë qeveria parashikon stimulimin e blerjes së automjeteve elektrike.

Në strategjinë e publikuar në konsultim publik propozohet ngritja e një rrjeti të pikave të furnizimit të këtyre mjeteve në të gjithë vendin, por më kryesore mbeten Tirana, Saranda, Vlora , Korça, Durrësi dhe Elbasani si dhe në pikat kufitare të Hanit të Hotit, Kakavijës, Durrësit dhe Vlorës

Madje edhe për ndriçimin publik propozohet që të vendosen panelet diellore duke sjellë kështu dhe një ulje të konsumit nga burime të tjera.

Një tjetër Projekt-ide është dhe për elektrifikimin e linjave të transportit urban dhe ndërqytetas në bashkitë Tiranë, Vlorë, Durrës

Pas përgatitjes së studimit, do të shihet mundësia e financimit të këtij projekti, për të nisur me transformimin e transportit urban, duke prezantuar përdorimin e automjeteve elektrike, thuhet në dokument.

Si masë për të frenuar përdorimin e automjeteve me karburant propozohet taksë më e lartë e qarkullimit, apo dhe lejimi i përdorimit në ditë të caktuara të javës duke përdorur dhe një kalendar sipas shifrës së fundit të targës.

Rritja e taksës në importimin e makinave të përdorura po ashtu është një tjetër propozim  me qëllim reduktimin në maksimum të hyrjes së tyre në tregun shqiptar.

Nga ana tjetër për të rritur numrin e mjeteve të reja elektrike nuk përjashtohet as financimi.

Për këtë në dokument propozohet Zbritje tregtare apo dhe subvencionime të çmimit të blerjes së automjeteve: “Skema e incentivave për zëvendësimin e automjeteve: një masë e cila nxit zëvendësimin e automjeteve të vjetra me modele më të reja, më efiçente dhe me nivele më të ulëta ndotjeje 0. Një incentivë e planifikuar që varion nga 5% deri në 10% të kostos së blerjes për makinat e reja elektrike; mirëmbajtje dhe shërbime ndihmëse pa pagesë për pronarët e makinave elektrike; ofrim i incentivave dhe zbritjeve edhe për pronarët e makinave hibride. Parkim pa pagesë në të gjitha hapësirat e parkimit publik”, thuhet në material.

Më tej shtohen dhe grantet dhe kreditë e buta për blerjen e automjeteve ekologjike. Po ashtu dhe rinovimi i flotës së mjeteve të përdorura nga administrate shtetërore kërkohet që të shkojnë drejt atyre ekologjike.

Një rritje e konsiderueshme e automjeteve elektrike është projektuar të nisë dhe të vijojë deri në vitin 2050 për të arritur dhe në objektivat e uljes së ndotjes dhe shkarkimit të gazrave.

Bora “paralizon” Anglinë, ngrijnë aeroportet dhe hekurudhat – ndërpritet edhe energjia elektrike

Reshjet e dendura të dëborës në Britanine e Madhe kanë shkaktuar probleme me transportin. Stacionet e hekurudhave dhe aeroportet po punojnë me ndërprerje, për shkak të problemeve me furnizimin me energji elektrike pas reshjeve të dendura gjatë natës.

Aeroporti i Mançesterit i ka rihapur të dyja pistat pasi i mbylli përkohësisht për disa orë mëngjesin e kësaj të diele.

Autoritetet lajmëruan se disa nisje dhe mberritje mund te kene ende vonesa, ndersa ekipet vijojne punën për të hequr akullin e avionëve dhe për të pastruar pistat.

Nga ana tjetër, edhe aeroporti “John Lennon” i Liverpool-it e rihapi pistën këtë mëngjes pas bllokimit gjatë natës, ndërsa paralajmëroi vonesa të fluturimeve.

Aeroporti “Leeds Bradford” eshte nje tjeter aeroport i prekur nga moti i keq, ndersa u konfirmua se pista u mbyll, dhe pritet te rihapet ne varesi te ndryshimit te kushteve.

Ndërron jetë ish-kryeministri grek Kostas Simitis

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka reaguar pas vdekjes së ish-kryeministrit grek, Kostas Simitis.Në postimin në Facebook ai shprehet se 88-vjeçari ka një rol të veçantë në miqësinë shqiptaro – greke.

Ai gjithashtu kujton se qeveria greke me në krye Simitis ndërtoi tre kampe në Shqipëri në ndihmë të shqiptarëve të dëbuar nga Kosova.Kostas Simitis, ish kryeministri i Greqisë, ka ndërruar jetë! Çdokush është hero i historisë së tij personale por Kostas Simitis ka një rol të veçantë në miqësinë shqiptaro – greke! Ai ka qenë në zyrën e kryeministrit të Greqisë gjatë kohës së Luftës së Kosovës dhe u bë protagonist i një politike të matur brenda vendit dhe ndihmues karshi shqiptarëve! Qeveria e tij ndërtoi tre kampe në Shqipëri në ndihmë të shqiptarëve të dëbuar nga Kosova, dhe shmangu me qetësinë e tij karakteristike ekstremizmin periferik në shoqërinë greke!

Kostas Simitis mund të karakterizohet si një njeri për të cilin ndjesitë nuk ishin fakte!

Me një formim kulturor greko-gjerman dhe po ashtu produkt i shkollës ekonomike të Londrës, Kostas Simitis bënte diferencë nga kultura e vjetër e sjelljes ballkanike! Ai respektonte dallimet dhe nuk i demonizonte ato! Puna e tij ishte e ardhmja!

Politika është një dhomë egoizmi por Kostas Simitis, doli prej saj i nderuar!

Lamtumirë mik!”, ka shkruar Majko.