Dita e Ujit të Bekuar ne Fier, besimtarët ortodoksë kremtojnë ditën e shënuar

Kisha e Shën Gjergjit, në Fier, e organizoi hedhjen e kryqit në ujë në shatërvanin në sheshin “Europa” ku ky ritual është i përvitshëm. Ishte 17-vjeçari Samuel Kola ai që nxori kryqin nga uji në këtë ritual ku merrte pjesë për herë të parë.

Zgjedhjet parlamentare/ Kryeministri Rama mbledh Kryesinë dhe kryebashkiakët, diskutohet vota e diasporës

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kryesinë e Partisë Socialiste dhe kryebashkiakët.Pjesë e mbledhjes janë edhe kryebashkiakët.

Sipas informacioneve, sot po diskutohet vota e diasporës.

Berisha në SPAK per masen “Detyrim paraqitje”

Kreu i PD Sali Berisha u paraqit para SPAK në lidhje me masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” të vendosur nga Apeli i GJKKO. 

“Organizata kriminale SPKAP i partisë kërkoi që Berishës t’i kthehet Arrest në shtëpi sepse prishkam provat.
Do të sulmoj të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin. Berisha ka sulmuar dhe do të faktojë që sot se si Dumani fle mbi dosje krimi, do faktoj se si këta anëtarë të organizatës kriminale në deklaratat e tyre deklarojnë se është blerë me 380 metra katrorë apartamentin, ndërsa ekspertët i kërkon të vlerësojnë me 500 metra katrorë ndërtimet e viteve ’70.
Dumani është kryekriminel elektoral sepse ka mbyllur të gjitha dosjet e krimit monstruoz kriminal.
Aty gjeta McGonigalin që po i bënte kurs Dumanit, po i bënte kurs.
Mund t’ju duket çudi por kjo është e vërteta. Nuk e solla unë McGonigal aty. Ai i thoshte kështu duhet të veprosh herët e tjera”, tha ai

PD ka lajmëruar protestë para SPAK-ut, policia ‘blindon’ Prokurorinë e Posaçme

Kryedemokrati Sali Berisha do të paraqitet këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, pasi Apeli i GJKKO-së vendosi masën detyrim paraqitje për të.

Berisha pritet të paraqitet përpara oficerit të policisë gjyqësore Adelajda Metaj, në orën 10:00.

Ndërkohë, 30 minuta para seancës, PD ka njoftuar një protest jashtë SPAK.

“Të dashur miq! Ditën e Henë në ora 9:30 të mobilizojmë të gjithë strukturat e degëve për të protestuar perpara SKAP- it si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundershtarët politik.

Do jemi aty në  mbështetje të së drejtës, të ligjit dhe së vërtetës që është në anën e Kryetarit të PD Prof Dr Sali Berisha”, është ky mesazhi që u është dërguar strukturave të PD.

Ndërkohë zona para SPAK-ut është blinduar nga policia ku forca të shumta të policisë janë vendosur para prokurorisë së posaçme

Tre javë më parë, SPAK apeloi në Apelin e Posaçëm lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga arresti shtëpiak dhe kërkoi rikthimin e masës.

Berisha u lirua në 27 nëntor 2024 pas qëndrimit për rreth 1 vit në arrest shtëpiak, pasi akuzohej si i përfshirë në dosjen “Partizani”.

Sali Berisha u mor i pandehur për korrupsion pasiv pasi akuzohet nga SPAK se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Kina rrit masat pas shpërthimit të virusit të ri, spitalet të mbipopulluara

Kina po përballet me një rritje të ndjeshme të infeksioneve nga një virus i frymëmarrjes, i identifikuar si Metapneumovirusi i Njeriut (HMPV).

Ky zhvillim ka mbushur spitalet, ka nxitur masa urgjente dhe ka ngjallur shqetësime te publiku për një shpërthim të ngjashëm me pandeminë e Covid-19.

Infeksionet janë rritur kryesisht në provincat veriore të Kinës gjatë dimrit, duke prekur veçanërisht fëmijët. Fotot dhe videot nga spitalet tregojnë pacientë që mbajnë maska, ndërsa autoritetet kanë nisur hetime për të menaxhuar situatën.

Përhapja vjen pesë vjet pasi bota u alarmua për herë të parë për shfaqjen e një koronavirusi të ri në Wuhan, Kinë, i cili më vonë u shndërrua në një pandemi globale me shtatë milionë vdekje të raportuara.

Autoritetet shëndetësore po zbatojnë masa urgjente për të monitoruar dhe menaxhuar përhapjen.

Megjithatë, Pekini i ka minimizuar zhvillimet si një dukuri vjetore dimërore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Mao Ning tha të premten: “Infeksionet e frymëmarrjes priren të arrijnë kulmin gjatë sezonit të dimrit”.

“Sëmundjet duket të jenë më pak të rënda dhe të përhapura me një shkallë më të vogël në krahasim me vitin e kaluar”, tha ajo.

Metapneumovirusi i njeriut, ose HMPV, është një virus respirator që shkakton simptoma të ngjashme me ftohjen e zakonshme dhe gripin.

Ndërsa sëmundja është zakonisht e lehtë, ajo mund të çojë në komplikime të rënda si pneumonia, veçanërisht tek foshnjat, të moshuarit dhe ata me sistem imunitar të dobësuar.

Virusi nuk është i ri, por ka fituar vëmendje mes një rritje të rasteve, veçanërisht te fëmijët nën 14 vjeç në Kinën veriore.

I identifikuar për herë të parë në vitin 2001, HMPV është një virus ARN me një zinxhir që përhapet përmes pikave të frymëmarrjes ose kontaktit me sipërfaqet e kontaminuara. Infeksionet janë identifikuar më parë në vende të ndryshme, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.

Simptomat e saj përfshijnë kollën, ethe, kongjestion nazal dhe lodhje, me një periudhë inkubacioni prej tre deri në gjashtë ditë. Ndryshe nga Covid-19 , nuk ka vaksinë apo trajtim specifik antiviral për HMPV, trajtimi përfshin kryesisht menaxhimin e simptomave.

Rastet në rritje të HMPV në Kinë

Rritja në raste përkon me motin më të ftohtë dhe rritjen e aktivitetit të brendshëm, kushte që zakonisht nxisin përhapjen e viruseve të frymëmarrjes.

Zyrtarët shëndetësorë theksojnë se kjo rritje është në përputhje me tendencat sezonale.

Administrata Kombëtare e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të Kinës raportoi së fundmi një rritje të infeksioneve të frymëmarrjes, përfshirë HMPV, gjatë dimrit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk e ka cilësuar situatën si një emergjencë globale shëndetësore, por rritja e rasteve ka shtyrë autoritetet të forcojnë sistemet e monitorimit.

Një program pilot është nisur për të gjurmuar pneumoninë me origjinë të panjohur, duke siguruar që laboratorët dhe agjencitë shëndetësore të raportojnë dhe menaxhojnë rastet në mënyrë më efektive, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV, duke cituar një zyrtar të administratës në një konferencë shtypi.

Plagosje me arme ne Fier,ne kerkim autori

Fier/Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri një 40-vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.

Vijon ndjekja për kapjen e autorit, shtetasit M. B., banues në Cakran.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier rreth orës 21:00, kanë marrë njoftim se në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zogut të Zi”, një shtetas ka plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifkimin e autorit të dyshuar, shtetasin M. B., banues në Cakran dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Shtetasi M. B. në rrethana ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri shtetasin G. H., 40 vjeç, banues në Fier.

40-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Erresire ne 7 qytete te vendit,zbulohen arsyet e ndërprerjes së energjisë

Operatori i Sistemit të Transmetimit bën me dije se për stakimin në avari të Linjës 220 kV Tirana2 – Rrazhbull të OST-së, sot më datë 05/01/2025 në orën 17:37, si pasojë e të cilës u ndërpre energjia në të gjitha N/stacionet e Rajonit Durrës, Lushnje, Fier, Vlorë, Kuçovë, Berat.

Pas rreth 30 minutash, u bë e mundur rikthimi i energjisë në N/stacionet e rajoneve të mësipërme, ku vlen të theksohet se u vendosën në punë vetëm fidrat e rëndësisë së veçantë, spitalet dhe kopshtet e qytetit, duke lënë me kufizime të thella pjesën tjetër të popullatës.

Në orën 17:52, energjia u ndërpre përkohësisht dhe në Rajonin e Sarandës, e cila u rikthye përsëri në punë me kufizime. Aktualisht, me kërkesë të OST-së për shkak të ngarkesës, po kryhet një rivendosje graduale e ngarkesës në rajonet e mësipërme, e cila po realizohet nga Dispeceria Qendrore TL, në bashkëpunim me Dispeceritë Rajonale të Durrësit, Beratit, Fierit, Gjirokastrës, Vlorës, në varësi të udhëzimeve dhe hapësirave deri në rivendosjen e skemës normale të furnizimit.

Vlora në errësirë, degjohen të shtëna me armë në bulevardin “Ismail Qemali”, reagon policia

Të shtëna me armë  zjarri përgjatë bulevardit Ismail Qemali në VlorëBurime nga policia konfirmojnë se është qëlluar në ajër një herë duke përfituar dhe nga errësira ku përfshiu qytetin e Vlorës. Nuk ka persona të lënduar apo vendngjarje. Policia po punon për gjetjen e autorit.

“Në orën 18:36, në sallën operative të DVP Vlorë është marrë një njoftim se në lagjen “Lef Sallata” dyshohet se ka ndodhur një konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e raportuar, por deri tani nuk janë konstatuar persona të përfshirë në konflikt. Vijon puna për identifikimin e tyre dhe sqarimin e plotë të këtij rasti.

Sqarojmë se, në lidhje me një zhurmë të ngjashme me të shtënë me armë zjarri, po kryhen verifikimet përkatëse nga ana e shërbimeve të Policisë”, njofton policia.