Kërkohej nga Italia, Vetëdorëzohet në polici kreu i grupit kriminal 

Kreshnik Farruku, një person i kërkuar nga autoritetet italiane, është vetëdorëzuar në Policinë e Durrësit.

Farruku është kreu i klanit Farruku, i njohur për aktivitetet kriminale.Ai ishte në kërkim ndërkombëtar dhe iu konfiskuan pasuritë në dhjetor të vitit të kaluar, pas hetimeve që lidhen me aktivitetet e paligjshme të këtij klani.

Pas dorëzimit të tij, autoritetet po vazhdojnë hetimet dhe procedurat përkatëse, ndërsa Farruku do të përballet me akuzat për të cilat është i kërkuar.

“Bild” rendit Shqipërinë në krye të listës së destinacioneve për 2025

Tabloidi gjerman “Bild” e ka renditur Shqipërinë në krye të listës së destinacioneve për të udhëtuar gjatë këtij viti.

“Shqipëria nuk është më një këshillë sekrete, por në vitin 2025 do të bëhet një destinacion trend për të apasionuarit pas diellit dhe plazhit. Në Rivierën Shqiptare të tërheqin uji i kristaltë, gjiret e vogla dhe fshatrat bregdetare plot hijeshi si Ksamil dhe Himara. Ndryshe nga rajonet e mbipopulluara të Mesdheut, këtu mund të gjesh plazhe të qeta dhe të shijosh natyrën”, shkruan në hyrje të artikullit të saj revista “Bild”.Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama e quajti artikullin një Ssuperpromovim ndërkombëtar mediatik.

“Superpromovim ndërkombëtar mediatik nga tabloidi gjerman “Bild” që na rendit në krye të listës së destinacioneve për të udhëtuar gjatë këtij viti. 356 mijë vizitorë nga Gjermania kanë udhëtuar drejt Shqipërisë deri në nëntor, ndërsa po përgatitemi që gjatë muajit mars të prezantohemi si fytyra e ITB Berlin 2025, panairit më të madh në botë për turizmin “, shkruan Rama.

International Travel Trade Show (ITB) është ekspozita kryesore tregtare në botë e udhëtimeve dhe ofron një mundësi unike për të mësuar rreth vendeve dhe rajoneve të ndryshme në të gjithë globin të mbledhura në një vend të vetëm.

“Bild” rendit Shqipërinë në krye të listës

Tërmeti me magnitudë 7.1 ballë godet qytetin e shenjtë në Kinë, 53 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

 paktën 53 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 62 të plagosur pas një tërmeti të fuqishëm që goditi rajonin malor të Tibetit të martën në mëngjes, njoftuan mediat shtetërore kineze.

Tërmeti që goditi qytetin e shenjtë Shigatse të Tibetit rreth orës 09:00 me kohën lokale (01:00 GMT) kishte një magnitudë 7.1 ballë dhe një thellësi prej 10 kilometrash, sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, i cili gjithashtu tregoi një seri pasgoditjesh në zonë, sipas BBC.

Lëkundjet u ndjenë edhe në Nepalin fqinj dhe pjesë të Indisë.

Tërmetet janë të zakonshme në rajon, i cili shtrihet në një vijë të thyer gjeologjike.

Shigatse konsiderohet si një nga qytetet më të shenjta të Tibetit. Është selia e Panchen Lama, një figurë kyçe e budizmit tibetian, autoriteti shpirtëror i të cilit është i dyti pas Dalai Lamës.

Qarku Tingri, pranë epiqendrës së tërmetit, është një bazë popullore për alpinistët që përgatiten të ngjiten në malin Everest.

Udhëtimet turistike të malit Everest në Tingri, të planifikuara fillimisht për të martën në mëngjes, janë anuluar, thanë për mediat lokale, duke shtuar se zona turistike është mbyllur plotësisht.

Ishin tre vizitorë, të cilët të gjithë janë zhvendosur në një zonë të jashtme për siguri, thanë ata.

Deri më tani raportohet për dëmtimin e mbi 1000 shtëpive, ndërsa paslëkundjet vijojnë të jenë të forta, nga 5 deri në 4.9 ballë.

Rinia shqiptare në pritje të një shansi, 49% jashtë tregut të punës dhe arsimit

Statusi i të rinjve shqiptarë (15-29 vjeç) në tregun e punes per vitin e shkuar tregon njé realitet sfidues. Rreth 49.4% e të rinjve nuk janè as ne pune dhe as duke ndjekur shkollën. Brenda këtij grupi, dallimet mes gjinive janë te dukshme dhe tregojnë sfida specifike per secilën…

Ka nje panoramë shqetësuese për të rinjtë shqiptare te moshes 15-29 vjeç. Sipas

INSTAT, gati giysma e tyre (49.4%) nuk janë as të punësuar dhe as në arsim, sipas të dhënave që u referohen vitit 2023. Kjo kategori, e njohur botërisht si “NEET” (Not in Employment, Education, or Training), tregon sfidat e thella ekonomike dhe sociale me të cilat përballet rinia në Shqipëri.

Me dallime te theksuara gjinore dhe arsye te ndryshme për inaktivitetin, këto te dhëna reflektojnë një mungesë të qartë të programeve dhe politikave që mund të integrojnë këtë grup të rëndësishëm në zhvillimin e vendit.

Duke analizuar të rinjte te cilët nuk janë të punesuar, nuk janë duke ndjekur shkollën apo trajnim profesional sipas gjinisë dhe statusit te tyre né tregun e punés, vihet re se meshkujt janë me aktivé ne treg sesa femrat (60.9% e meshkujve janë në kërkim të një pune dhe te gatshem per te punuar, ndersa tek femrat kjo përqindje eshtë 39,0%).

Meshkujt e rinj kanë një përqindje më të lartë të papunësisë, me 60.9% që janë të papunë.

Përkundër femrave, vetëm 1.9% e meshkujve rezultojnë të dekurajuar dhe 0.2% deklarojnë pergjegjesi familjare.

Përqindja e meshkujve te tjere inaktivë eshtë 37%, duke treguar nje dinamike te ndryshme nga femrat per arsye te inaktivitetit. Ndër femrat e reja, 39% jane te papuna, ndersa nje perqindje e konsiderueshme (25.3%)deklarojne se jane te inaktive per shkak te pergjegjesive familjare.

Nj tjetër grup i femrave, 33.7%, renditen si te tjera inaktive, duke reflektuar mungesën e perfshirjes se tyre ne aktivitete arsimore ose tregun e punes.

Sipas sociologes Marsida Simo, këto shifra ngrenë shqetesime te mëdha per politikëbërjen, duke theksuar nevojën per programe qe fugizone pjesemarrjen e te rinjve, veçanërisht të grave, ne tregun e punes dhe arsim.

“Pa masa konkrete per të trajtuar keto sfida, perqindja e te rinjve që mbeten jashtesistemit arsimor dhe tregut te punes mund te ndikojë negativisht ne zhvillimin ekonomik dhe social te vendit.”-shprehet ajo.

Çmimi i energjisë ulet nga 1 shkurti, vendimi do të prekë vetëm familjarët

Ulja e çmimit të energjisë elektrike do të nisë nga data 1 shkurt. 

Enti Rregullator i Energjisë do të nisë të martën shqyrtimin e aplikimit për çmimin e shitjes me Pakicë për Klientët e Shërbimit Universal për periudhën 1 shkurt – 31 dhjetor 2025 për të përcaktuar dhe nivelin e ri të tarifave.

Ndërkohë që, burime zyrtare thanë për TV SCAN se ulja e çmimit do të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, çka do të thotë për bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore apo për furrat e bukës nuk do të ketë ndryshime.

Çmimi aktual që paguajnë familjet shqiptare për energjinë është 9.5 lekë, pa TVSH apo 11.4 lekë, me TVSH. Ndërkohë që, aplikimi që ka depozituar Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk është bërë publik, duke mos dhënë informacione mbi nivelin e ri të çmimit të kërkuar nga ky dikaster.

Ndryshimi i tarifave që paguajnë familjet për energjinë elektrike u paralajmërua nga ministrja e Infrastruktures dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila shtoi se vendimi bazohet në performancën pozitive të kompanive publike të energjisë.

Mesazhet mashtruese në WhatsApp, policia apel qytetarëve

Një virus në rrjetin social Whatsapp ka infektuar kupolën e policisë së shtetit. Mesazhi që në pamje te jep përshtypjen e një sulmi kibernetik është shpërndarë nga një person dhe në klikim të tij është përcjelle tek të gjithë kontaktet në telefon.

Policia e Shtetit iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdes nga disa mesazhe mashtruese që mund të shkojnë në celularin e tyre përmes aplikacionin Whatsapp.

Sipas policisë, këto mesazhe përcjellin mesazhe për të votuar apo për t’u regjistruar në evenimente të ndryshme fiktive, ku pretendohet se pas këtyre regjistrimeve, votuesi ose personi që klikon do të përfitojë benefite të ndryshme.

“Nisur nga disa raste të adresuara në strukturat e Hetimit të Krimeve Kibernetike dhe nga monitorimi i vazhdueshëm i burimeve të hapura të informacionit, si dhe platformave virtuale, me qellim evidentimin e veprimtarive të kundraligjshme, kryesisht në fushën e krimeve kibernetike, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, janë konstatuar mesazhe të maskuara në platformën e komunikimit Whatsapp.

Këto mesazhe përcjellin kërkesën për të votuar apo për tu regjistruar në evenimente të ndryshme fiktive, ku pretendohet se pas këtyre regjistrimeve, votuesi apo personi që klikon, do të përfitojë benefite të ndryshme.

Mesazhet, kanë si qëllim orientimin e poseduesve të llogarive, drejt linqeve mashtruese, qëllimi final i së cilave është marrja në posedim, në mënyrë të padrejtë, të profileve në platformën e komunikimit Whatsapp të personave të mashtruar.

Policia e Shtetit informon qytetarët se në rast se ju vijnë të tilla SMS duhet ti fshijnë  dhe mos të kryejnë asnjë veprim kundrejt tyre (klikim, plotësim të dhënash etj), të cilat mund të vijnë nga numra kryesisht të huaj, por edhe të personave që i keni kontakt në aparatin tuaj telefonik, që mund t’ju  jetë hakëruar Whatsapp-i duke rënë pre e këtyre SMS-ve.

Policia e Shtetit apelon për ata qytetarë që kanë rënë pre e këtyre SMS-ve, të paraqiten në zyrat e Policisë së Shtetit tek strukturat e Krimit Kibernetik, pranë çdo Drejtorie Vendore të Policisë për të denoncuar rastet,  me qëllim  identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të kësaj veprimtarie të kundraligjshme”, njofton policia.

Mesazhet2

Ferma e kanabisit në Berat, SPAK dërgon për gjykim 17 të pandehur

Në përfundim të aktivitetit hetimor në kuadër të procedimit penal Nr. 5, viti 2023, dhe pas një hetimi dyvjeçar ndaj 113 (njëqind e trembëdhjetë) personave, përfshirë 95 gra dhe vajza, Prokuroria e Posaçme ka ndarë aktet hetimore. Për 93 prej këtyre grave dhe vajzave është shpallur moskompetenca lëndore për hetim dhe gjykim, duke dërguar aktet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku janë kryer veprat penale. Po ashtu, janë ndarë aktet hetimore edhe për 3 (tre) nga të hetuarit aktualisht, ndërkohë që hetimet përfshijnë edhe persona të tjerë që ende nuk janë identifikuar saktësisht.

Pas përfundimit të hetimeve, Prokuroria e Posaçme ka paraqitur më 30.12.2024, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën për gjykimin e çështjes ndaj 17 të pandehurve të akuzuar, duke bashkëlidhur aktet e procedimit penal nr. 5/1, viti 2023.

Të pandehurit janë:

Blerim Xheka
Sadetin Hasaj
Sidrit Bisha
Endriol Xheka
Jurgen Ujkaj
Suad Smakaj
Samoel Lushaj
Mirvaldo Disha
Hamdi Dyli
Arben Vrapi
Adiol Çifliku
Lulzim Bushataj
Mustaf Manej
Bashkim Mema
Edison Mema
Drita Mema
Izmire Mema
Akuzat

Të pandehurit akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Prodhimi dhe mbajtja e armëve dhe municionit”, të parashikuara nga nenet 283 paragrafi 2, 284 paragrafi 2, 28/4, 333/a paragrafi 2 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, veprime që janë kryer në zonën e Rërës, Drenovicë (Berat), në një hapësirë toke nga 10 deri në 20-27 dynym, ku janë gjetur katër sera të mbyllura me plastmasë dhe të instaluara linja elektrike dhe furnizimi me ujë, përmes një pompe thithëse që furnizohej nga një kanal vaditës përballë serave.

Tipologjia e aktivitetit kriminal

Organizimi i aktivitetit kishte nisur në Dhjetor të vitit 2021, ndërsa u shtri gjatë periudhës Qershor-Nëntor 2022 dhe më datë 10.11.2022 u gjet dhe sekuestrua sasia prej 871.4 kg kanabis (produkt bime “canabis sativa L”), e cila u zbulua në 769 arka plastike dhe brenda 11 thasëve prej plastmasi ngjyrë të zezë, gjithashtu u gjetën dhe sekuestruan armë zjarri dhe municion luftarak. Nga aktiviteti rezulton të jetë përftuar në total një sasi prej 1.7-1.8 ton kanabis sativa.

Organizimi, drejtimi dhe financimi i “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, organizimi, drejtimi dhe financimi i “Kultivimit të bimëve narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e kryer më shumë se një herë, bëhej nga të pandehurit Blerim Xheka e Sadetin Hasaj.

Aktiviteti i “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe i “Kultivimit të bimëve narkotike” ushtrohej dhe mbikqyrej njëherazi nga të pandehurit; Sidrit Bisha, Endriol Xheka, Jurgen Ujkaj, Suad Smakaj, Samoel Lushaj e Mirvaldo Disha.

Të pandehurit; Blerim Xheka, Sadetin Hasaj, Sidrit Bisha, Jurgen Ujkaj, Hamdi Dyli dhe Samoel Lushaj mbanin dhe armë pa leje në mbrojtje të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm.

Aktiviteti i “Kultivimit të bimëve narkotikëve” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal” ushtrohej kryesisht nga të pandehurit; Hamdi Dyli, Arben Vrapi, Adiol Çifliku, Lulzim Bushataj, Mustaf Manej, Bashkim Mema, Edison Mema, Drita Mema dhe Izmire Mema.

Sipërfaqet e tokave ishin marrë më parë me qera, nga të pandehurit; Hamdi Dyli e Arben Vrapi dhe familjarët e tyre (përmes kontratave). Pasi janë siguruar farat e kanabisit dhe fidanët dhe janë marrë dhe banesa me qera në Berat, për të qenë më afër aktivitetit ditor, është ngritur infrastruktura për mbjelljen dhe kultivimin e tyre, me qëllim shitjen e mëtejshme- e kryer nga Korriku 2022; të gjithë pandehurit dhe veçanërisht dy të akuzuarat femra, janë marrë me “rekrutimin” e krahut të punës/fuqisë punëtore nga qytete e rrethina të Shqipërisë, kundrejt joshjeve për pagesa të mira ditore për të punuar në sera, transport falas dhe sigurimit të fjetjes në ambientet sera, ku ishin krijuar edhe fjetore. Të pandehurit janë angazhuar aktivisht në kujdesin ndaj bimëve narkotike, mbarëvajtjes së aktivitetit kultivues, prerjes, tharjes e pastrimit të boçeve të kanabisit, shitjes së mëtejshme, shpenzimeve për mjete të domosdoshme pune, ushqime e medikamente për bimët, medikamente mjekësore si dhe pagesat e punëtoreve në sera.

Hetimet nxjerrin përfshirjen edhe të personave të tjerë, josaktësisht të identifikuar në kryerjen e këtij aktiviteti të kundraligjshëm në Grup të Strukturuar Kriminal, dhe ndaj të cilëve vijon të kryhen hetime të mëtejshme.

“Do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyet”, babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin

Babai i Ramazan Matajt, Fatmir Mataj tha për Shqipëria Live” se djali i tij nuk është përfshirë në asnjë punë të paligjshme.

Ai u shpreh se nëse atentati ndaj djalit të tij nuk do të zbardhet, do ta kërkojë vetë autorin.

Babai i viktimës: I kërkoj shtetit mos të hapë viktima më tepër, të zbardhë çështjen. Nuk kam pas debat me askënd. Kemi qenë për një kafshatë bukë. Djali punonte në Mal të Zi. Priste fejesën dhe letrat. I kërkoj shtetit drejtësi, mos të hapen viktima të tjera, mos të marrim rrugë pa dashje me fjalë. Kur nuk del e drejta, do e gjej vetë. Do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyn shteti. I bëj thirrje shtetit të kapen autorët sa më parë. Dhe rrjetet, ju lutem shumë mos fusni hundët, nuk jemi ne ata. Ju lutemi shumë, nuk kemi lidhje më askënd në botë.

Mos abuzoni (mediave). Nuk jemi ne njerëz që merremi me punë të pista. Nuk kemi lidhje me asnjë, vetëm punë shtëpi, shtëpi punë. Mos krijojmë viktima më shumë, ta mbyllim programin më keq, nëse nuk del do e kërkoj vetë, nuk do shkojë gjatë. Nuk kemi asnjë dyshim, më pas dyshim do kisha vepru brenda 24 orëve. Ka qenë i papërgatitur. Në 8:20 na kanë lajmëru, unë kam shëtit gjithkund.T/Ch