Ekstradohet nga Turqia bosi i kokainës

Dritan Rexhepi Ok

Përshëndetje kolegë.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, pritet që ditën e sotme, të ekstradohet në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi.

Ora e mbërritjes së këtij shtetasi do t’ju njoftohet në vijim, ndërsa informacioni i detajuar për të, bashkëlidhur me pamje filmike, do t’ju vihet në dispozicion pas mbërritjes së tij në Rinas.

HMPV i ‘afrohet’ Shqipërisë, shënohet rasti i parë në Greqi

Rasti i parë i virusit respirator HMPV u regjistrua zyrtarisht në Greqi, në Selanik, përhapja e të cilit po shkakton shqetësime për një krizë të re shëndetësore.

Bëhet fjalë për një 71-vjeçar, vajza e të cilit ka udhëtuar në Kinë për pushime gjatë pushimeve dhe pak ditë pas kthimit, babai i saj ka shfaqur simptomat e para dhe po trajtohet në spitalin Papanicolaou.

Fillimisht shkoi në një klinikë private, më pas më 3 janar u shtrua në spitalin Papanikolaou – ku ishte në shërbim dhe ka një nga klinikat më të mira të mushkërive -, të shtunën iu nënshtrua një testi PCR dhe të hënën rezultatet treguan se ai është pozitiv për virusin HMPV.

Deri atëherë, burri ishte i shtruar në Klinikën e Parë të Pneumologjisë në një pavion me dy pacientë të tjerë, por sapo u mor vesh se ishte virusi, ai u transferua në izolim ndërsa pacientët dhe të afërmit e tyre që ndodheshin në të njëjtin pavion. u njoftuan se vizitat tek i sëmuri nuk lejohen.

Human Metapneumovirus (HMPV) është një virus respirator që shkakton simptoma të ngjashme me ato të ftohjes së zakonshme dhe gripit.

Ndërsa sëmundja është zakonisht e lehtë, ajo mund të çojë në komplikime serioze si pneumonia, veçanërisht tek foshnjat, të moshuarit dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar.

Virusi nuk është i ri, por ka zgjuar interesin e autoriteteve mes një rritje të rasteve, veçanërisht tek fëmijët nën 14 vjeç në Kinën veriore.

HMPV, i identifikuar për herë të parë në vitin 2001, është një virus ARN me një zinxhir që përhapet përmes pikave të frymëmarrjes ose kontaktit me sipërfaqet e kontaminuara.

Goditjet janë zbuluar më parë në disa vende, përfshirë Britaninë e Madhe.

Simptomat e saj përfshijnë kollën, temperaturën, kongjestionin e hundës dhe lodhjen, me një periudhë inkubacioni prej tre deri në gjashtë ditë.

Ndryshe nga Covid-19, nuk ka vaksinë apo trajtim specifik antiviral për HMPV. Trajtimi kryesisht përfshin menaxhimin e simptomave.

Trump: Do ia ndryshoj emrin Gjirit të Meksikës, do quhet Gjiri i Amerikës

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump u zotua të ndryshojë emrin e Gjirit të Meksikës në “Gjiri i Amerikës” dhe përsëriti premtimin e tij për të vendosur tarifa të konsiderueshme ndaj Meksikës dhe Kanadasë.

“Ajo mbulon shumë territor,” tha ai për Gjirin. “”Gjiri i Amerikës.” Sa emër i bukur.”

Premtimi i tij për të riemërtuar Gjirin i bëri jehonë zotimit të tij të mëparshëm për të kthyer emrin e Denalit, majës më të lartë malore në Amerikën e Veriut, në malin McKinley.

Ish-presidenti Barack Obama ndryshoi emrin e malit të Alaskës në nderim të amerikanëve vendas.

Nis shtrenjtimi i cigareve, qeveria parashikon skemë të re taksimi për mallrat e akcizës

Cigaret do të kushtojnë më shtrenjtë për duhanpirësit për gjatë këtij viti. Bazuar në kalendarin e akcizës të miratuar nga Ministria e Financave, edhe këtë fillim vit ka nisur të reflektohet rritja e çmimit të paketave në dyqanet e pakicës për disa marka dhe të tjerat pritet ti rrisin në vijim. Deri më tani rritja është mesatarisht 10 lekë për paketë.

Njoftimi për vendosjen e çmimeve maksimale të shitjes është bërë edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve nga disa kompani, për shkak të detyrimit që rrjedh nga ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Aktualisht paketa më e shtrenjtë në treg shitet me çmimin maksimal 500 lekë.

Referuar të dhënave të Ministrisë së Financave, importi i cigares ka një rënie në 11 mujor në raport me  të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u regjistruar një sasi prej 2844 ton të importuara përgjatë Janar-Nëntor, nga 2924 ton që regjistron e njëjta periudhë e një viti më parë,  por ka një rritje të lehtë përgjatë muajt Nëntor në krahasim me Nëntorin 2023, muaj në të cilin u importuan 274 ton cigare.

Për duhanin aplikohet një kalendar i caktuar për rritjen progresive të akcizës deri në vitin 2026 që parashikon rritje mesatarisht 250 lekë për kg çdo vit, duke arritur çmimin prej 7500 lekë/1000 fije duke filluar nga 1 janari 2025 dhe  7750 lekë/1000 fije duke filluar nga 1 janari 2026.  Synimi është dekurajomi i duhanpirjes.

Nga ana tjetër qeveria parashikon të rrisë edhe më tej taksën e akcizës për produktet e duhanit. Referuar strategjisë afatmesme të të ardhurave 2024-2027,  në vendin tonë për disa mallra të akcizueshme sikurse janë duhanet, nuk aplikohet skema e kombinuar e taksimit që përfshin edhe një tarifë specifike akcize për njësi produkti, por edhe një tarifë me përqindje akcize mbi çmimin e shitjes së produktit. 

Kjo skemë e kombinuar aplikohet në disa vende. Për këtë arsye, strategjia parashikon që më vitet në vijim, pas përfundimit të kalendarit të rritjes së akcizës 2022-2026, do dizenjohet kalendari i ri i cili do marrë në konsideratë skemën e taksimit që kombinon sistemin me kuotë fikse me atë të vlerës.

Direktiva e BE-së parashikon që niveli i akcizës duhet të jetë jo më i ulët se 90 Euro/1000 fije.

Të ardhurat në buxhet nga akciza e duhanit, listohen si zëri i dytë me peshën më të madhe në të ardhurat totale doganore, pas karburanteve

Makina humb kontrollin, përfundon në kanal, plagosen babë e bir

Një aksident është regjistruar pak momente më parë në Lushnje. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Më tej raportohet se për pasojë makina ka përfunduar në një kanal.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 2 persona, babë e birë. Ende nuk dihet gjendja e të plagosurve si dhe shkaqet që sollën aksidentin. Të aksidentuarit janë dërguar në spital dhe janë duke marrë ndihmë mjekësore.

Zogjtë e ngordhur në Vlorë ishin të prekur nga gripi i shpendëve

Analizat e marra nga shpendët e ngordhur në Plazhin e Vjetër në qytetin e Vlorës kanë rezultuar pozitive për gripin e shpendëve.Burime nga autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se ky grip është identifikuar tek shpendët e ujit ose të egra, por deri tani nuk ka pasur raportime për kontakt me shpendët shtepiakë.

Autoritetet po monitorojnë situatën dhe po marrin masa për parandalimin e përhapjes së mundshme të sëmundjes.

Në datën 5 janar 2025, u konstatuan dhjetëra shpendë të ngordhur në plazhin e Vjetër në qytetin e Vlorës. Specialistët e Shërbimit Veterinar të Vlorës morën mostra nga shpendët e ngordhur dhe i dërguan për analiza në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare në Tiranë. Rezultatet e analizave kanë konfirmuar praninë e gripit të shpendëve tek shpendët e egër të gjetur të ngordhur.

Gripi i shpendëve është një sëmundje infektive që prek shpendët e egër dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha në popullatat e shpendëve të egër dhe të shtëpisë. Në rastet e infektimit të shpendëve të shtëpisë, mund të ndodhin shpërthime epidemike që përbëjnë rrezik për shëndetin publik.

U pyet për rreth 3 orë në SPAK, reagon Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas paraqitjes së tij në SPAK, ku u thirr si person nën hetim. Meta deklaroi se e mësoi lajmin për thirrjen nga mediat dhe nuk ka marrë ende një njoftim zyrtar.

“Isha gati të paraqitesha që në ora 10:00, siç u njoftua nga mediat, por vonesa erdhi për shkak të SPAK. Kërkoj ndjesë gazetarëve që nuk m’u lejua të përgjigjesha para tyre,” u shpreh Meta.

Ai shtoi se i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të prokurorëve, duke dhënë sqarime të qarta për çështjen e lobimeve. Sipas tij, SPAK nuk iu përgjigj disa pyetjeve të tij, duke u justifikuar me “moskompetencë”.

Meta: Falenderoj mediat që më njoftuan dje se do të thirresha sot në SPAK, pasi ende nuk kam një dokument zyrtar njoftimi për t’u paraqitur.
Megjithatë, unë isha sot i gatshëm të shkoja në seancë, që në ora 10:00, siç u bë njoftimi vetëm nga mediat dhe vonesa ndodhi vetëm për shkak të SPAK.
U kërkoj ndjesë gazetarëve që nuk m’u dha leja që kërkova, që edhe me pranga dhe i shoqëruar, t’u përgjigjesha çdo pyetje të tyre.
Dua t’ju siguroj se kam dhënë sqarime shumë të qarta, me sjelljen time tepër transparente, për të gjitha pyetjet që m’u drejtuan, duke sqaruar edhe njëherë në respektin tim të plotë ndaj të gjitha ligjeve shqiptare dhe amerikane për çështjen e lobimit.
Por më lejoni t’ju sqaroj se ishte një seancë me pyetje reciproke, ne ju përgjigjëm të gjitha pyetjeve të tyre, ata ju shmangën “për moskompetencë” pyetjeve tona.
Pyetja jonë e parë ishte se çfarë bëhet me kallëzimin tonë të dorëzuar më 6 dhjetor në SPAK lidhur me rrëmbimin kriminal dhe banditesk.
Meqënëse ata ishin të interesuar për çështjen e lobimeve, pasi ju përgjigja të gjitha pyetjeve të tyre, si President i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare në vend, u bëra unë dy pyetje që kanë të bëjnë me interesin e lartë publik, konkretisht me çështjen e lobimeve të paligjshme.
Së pari, çfarë bëhet me hetimin e çështjes McGonigal, kryeagjentit të FBI të dënuar me burg për shkak të korruptimit nga kryekorruptuesi i ndërkombëtarëve, aktualisht Kryeministër?
Së dyti, çfarë bëhet me hetimin për fotografinë e paligjshme me Presidentin Obama të “Gruas së Bilalit” për të cilën një shtetas shqiptaro-amerikan ka bërë burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Publikohen listat paraprake te zgjedhësve ne FIER dhe ne te gjithe vendin , 3.7 milionë shqiptarë me të drejtë vote

Afishohen listat paraprake te zgjedhezve ne te gjitha njesite administrative ne Fier si dhe ne te gjithe vendin . Listat paraprake te zgjedhezve te afishuara tashme prej dites se djeshme do ti japin mundesi zgjedhezve te njihen me nr e qendres se votimit dhe mundesive per te korrigjuar nese kane ose jo emrin ne liste.

“Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, të drejtën e votës e gëzojnë 3,721,116 shtetas. Ndër ta, 50.5 % janë zgjedhës meshkuj dhe 49.5 % janë femra. Deri në këtë moment të papërfshirë në listë janë 4,536 shtetas, të cilët janë mbi 100 vjeç, që mbushin apo kanë mbushur këtë moshë deri në 11 maj 2025. Për të siguruar të drejtën e votës, këta qytetarë duhet të paraqiten pranë zyrave të Gjendjes Civile, për t’u përfshirë në listën e zgjedhësve”.

Nje dite me pare Ministri i Brendshem Ervin Hoxha ftoi qytetarët jashtë Shqipërisë të rinovojnë dokumentet e identifikimit për të shmangur pengesat gjatë regjistrimit.

“Nga data 11 janari 2025 shënohet fillimi i procesit të regjistrimit të votuesve jashtë Shqipërisë për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 Maj 2025. Regjistrimi do të bëhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të votuesve nga jashtë, në të cilën mund të hyhet nga aplikacioni i KQZ. Për regjistrimin nevojitet një pajisje elektronike për verifikimin nëpërmjet fotografimit të fytyrës për regjistrimin në PER dhe skanimin apo fotografimin e dokumentit të identifikimit dhe të dokumentit tjetër të deklarimit të adresës”

Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë kanë miratuar një akt të përbashkët për pastrimin e listave nga shtetasit që ligji për Dekriminalizimin i përjashton nga e drejta e votës, si dhe hapjen e qendrave të votimit në institucionet e vuajtjes së dënimit.