Dyshohet se të paktën 11 persona kanë mbetur të vrarë pas sulmit të armatosur në Universitetin e Pragës, ndërsa 24 të tjerë janë plagosur.
Personi i cili qëlloi për vdekje të paktën 11 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë në Fakultetin e Arteve në Pragë është eliminuar, njoftoi policia.
“Atentatori është eliminuar! E gjithë ndërtesa aktualisht është duke u evakuuar dhe në vendngjarje ka disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur”, tha policia në rrjetin X rreth orës 16:00.
Sipas kryebashkiakut të Pragës Bohuslav Svoboda, sulmuesi ra nga ndërtesa dhe vdiq pasi fillimisht qëlloi veten me armë. Megjithatë Policia ende nuk ka specifikuar mënyrën e asgjësimit.