Autoritetet britanike kanë njoftuar se pas një sulmi të rëndë me thikë në Southport, fatkeqësisht 2 prej fëmijëve kanë ndërruar jetë.
Sipas policisë lokale nëntë fëmijë të tjerë janë plagosur me 6 prej tyre që janë në gjendje të rëndë për jetën.
Po ashtu në gjendje të rëndë janë edhe dy të rritur, ndërsa raportohet se autori i dyshuar i ngjarjes është një 17-vjeçar, i cili është arrestuar.Policia ende nuk ka një motiv të qartë për sulmin, por theksoi se ngjarja nuk po hetohet si e lidhur me terrorizmin.