Më 14 prill çelen aplikimet për skemën kombëtare të bujqësisë 2025. Duke nisur nga 14 prilli deri në fund të majit, fermerët kanë afat aplikimi për të përfituar nga skemat mbështetëse të ministrisë së bujqësisë.
Zv/ministri i Bujqësisë Dhimitër Kote nga Lushnja tha se për herë të parë do të mbështeten fermerët që prodhojnë perime bio në sera. Ndërsa për blegtorinë do t’i kushtohet vëmendje rritjes së viçave.
Ndryshe nga skemat mbështetëse paraardhëse, këtë vit janë përmirësuar skemat e mëparshme ku bie në dy subvencionimi për numër krerësh në blegtori edhe për viçat e majmërisë, lufta biologjike në sera si dhe subvencionimi për litër naftë shoqëruar nga dokumentacioni për naftën, plehërimin si dhe të tjerat.