Ballina Shqiperia ime Subvencionet në bujqësi, 18 mijë aplikime fituese 

Subvencionet në bujqësi, 18 mijë aplikime fituese 

spraying a field

Rreth 18 mijë aplikime për të përfituar fonde në bujqësi e blegtori janë shpallur fitues pas përfundimit të fazës së parë, ku të aprovuara janë 12.102. Për SCAN Tv, zëvendësministri i bujqësisë Arian Jaupllari ka folur për shifrat zyrtare dhe nisjen e fazës së dytë.

Sipas tij intersi më i lartë ka qënë ka qënë për naftën me 54.255 fermerë dhe për  blegtorinë, ku u regjistruan mbi 9 mijë aplikime për tufën bazë të matrikulluar, të imta dhe gjedhin.

Edhe për bletarinë ka patur interes të lartë, ku janë kualifikuar 4223 aplikime.

Ndërkohë për bimët mjekësore, kanë kaluar fazën e parë 953 aplikime, ndjekur nga masa e mbështetjes për serat me 815 aplikime. Jaupllari ka folur edhe për rëndësinë dhe lehtësitë që sjellin ndryshimet në VKM nr. 283/2015.

Për këtë vit skema Kombëtarë e Mbështetjes në Bujqësi regjistroi në total 71.537 aplikime. Risi për skemën e naftës, është përfitimi saj në vlerë monetare dhe jo me karta siç ka funksionuar vitin e kaluar.

SCAN