Ballina Shqiperia ime Spiropali “godet” opozitën nga Kavaja: Janë hipokritë të gjallë! Më 11 maj,...

Spiropali “godet” opozitën nga Kavaja: Janë hipokritë të gjallë! Më 11 maj, zgjidhni mes Europës e Kënetës

Drejtuesja e PS në qarkun e Tiranës Elisa Spiropali, nga Kavaja ka përmendur faktin që në këtë rreth, PD po kandidaton djalin e xhaxhait të Elvis Roshit dhe që ky i fundit është shfaqur publikisht në krah të kushëritit të tij.

Spiropali tha se kundërshtarët janë hipokritë, pasi kur njerëzit janë me PS janë kriminelë, ndërsa kur janë me palën kundërshtarë, bëhen burra të mirë. Ajo shtoi se zgjedhja më 11 Maj është mes Europës e Kënetës.

Elisa Spiropali: Ka dalë këtu dhe një kandidat me mbiemër Roshi. Kundërshtari është hipokrit, bën aleancë të panatyrshme. Hipokrizi e gjallë, kur njerëzit janë me ne, janë kriminelë, ndërsa kur janë me ata, janë burra të mirë. Zgjedhja është e qartë, ose me Europën ose në Kënetë. Do ta ngjyrosim gjithë hartën me ngjyrë rozë më 11 maj, ne luftojmë për pushtetin për të bërë punë të mirë, për të pasur pasaportën europiane, që ata që duan të punojnë, të mos trajtohen siç janë trajtuar brezat e shqiptarëve, që i keqtrajtonin.

Në derën e BE-së na ka sjellë puna, na ka sjellë dinjiteti që kemi sot falë punës së madhe të bërë në tre mandate. Brenda dy viteve, ne mbyllim negociatat me Bashkimin Europian. Të votojmë të gjithë për Shqipërinë 2030 në BE, që e bën vetëm Rama dhe PS.