Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka vijuar takimet për promovimin e sipërmarrjeve që po kontribuojnë në ekonomitë familjare dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Ajo është ndalur në një prej serrave në zonën e Çermës, që kultivon specin trikolor për tregun europian.
Ndonëse nga Mallakastra, sipërmarrësi ka investuar në këtë zonë një serrë model, me sipërfaqe prej 3 hektarësh. Kultivimi i specit trikolor bëhet përmes mbrojtjes biologjike, duke garantuar një produkt cilësor e të pastër që tregtohet kudo në Europë. Ndërkohë, kjo sipërmarrje nuk është veç një biznes familjar, por në këtë serrë janë punësuar edhe fermerë nga zona.
Qeveria shqiptare synon që në vitin 2030, të arrijë 1 miliardë euro eksporte bujqësore, aktualisht janë 540 mln. Këtë vit pritet të ketë edhe subvencione për mbrojtjen biologjike, duke kaluar në një etapë tjetër, ku produket shqiptare të konkurrojnë denjësisht në supermarketet e Evropës.