Ballina Shqiperia ime SPAK nis hetimet per krimet zgjedhore me celjen e fushates elektorale

SPAK nis hetimet per krimet zgjedhore me celjen e fushates elektorale

SPAK hap zyrtarisht fushatën për hetimin e krime ve zgjedhore. Prokurorët dhe agjentet kanë dalë në terren për takimet elektorale

Prej kësaj të shtunë prokurorët e posaçëm, të cilët janë caktuar më evidentimin e krimeve zgjedhore kanë dal në terren ku në foks janë takimet me drejtuesit e policive dhe drejtuesit e prokurorive.

Për parandalimin e krimeve zgjedhore prokurorët e posaçëm do të shoqërohen edhe nga agjentët, të cilët do të fillojë më analizimin e kallëzimeve të referuara.
Paralelisht po analizohet edhe referimet e pasqyruara në platformën e SPAK për të cilën prej muajit mars është aktive.

Burime bëjnë me dije se çdo ditë adresohen denoncime nga qytetarët, ku në të shumtën e rasteve është e vështirë identifikimi i tyre për shkak të anonimatit.

Vetëm në vitin që lamë pas nga ana e Prokurorisë së Posaçme janë hetuar 43 procedime penale për 7 persona nën hetim për vepra që lidhën më krime zgjedhore.
Por pavarësisht numrit të lartë shumë prej kërkesave janë adresuar prokurorive të rretheve për shkak të kompetencës.
Aktualisht, SPAK po heton 22 procedime penale me 4 persona nën hetim.