Prokuroria e Posaçme ka aktivizuar në faqen e saj zyrtare në internet, mundësinë e denoncimit të krimit elektoral, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.Në rubrikën “Denonco krimin zgjedhor” SPAK i kushton prioritet hetimit dhe goditjes së rasteve të krimit zgjedhor, ndërsa më parë ka shpallur edhe strategjinë dhe marrëveshjen me KQZ-në.Në këtë faqe të posaçme, shpjegohet se si kryhet kallëzimi online dhe së bashku me ftesën drejtuar qytetarëve, janë edhe udhëzimet konkrete.