Ballina Shqiperia ime SPAK dorëzon në GJKKO dosjen për Berishën dhe Malltezin

SPAK dorëzon në GJKKO dosjen për Berishën dhe Malltezin

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për kryetarin e PD Sali Berisha e dhëndërin e tij Jamarbër Malltezi, biznesmenët Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja dhe noteren Andia Pustina, duke zbritur në GJKKO kërkesën e nisjes së gjykimit lidhur me dosje “Partizani”.

Përfaqësuesit e akuzës Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai dorëzuan të martën e 15 tetorit materialin në gjykatë teksa kjo e fundit pritet që të hedh shortin për të caktuar trupën gjykuese ku në listën e 10 gjyqtarëve nuk përfshihet emri i Irena Gjokës.

Kjo e fundit ka qenë trupë gjykuese prej tetorit të vitit të kaluar ku ka miratuar edhe masat e sigurisë, ndërsa ligji përcakton se nuk duhet të jetë më pjesë e procesit.