Këtë të hënë Gjykata e apelit të posaçëm do të shpallë vendimin për ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjicin.
Senaca e cila do të mbahet në orën 14:00 nuk do të jetë i pranishëm ish kryetari për shkak se ai ndodhet në një spital privat në Tiranë.Ende nuk dihet se çfare komplikacionesh ka pasur por sipas burimeve shtrimi i tij besohet të jetë bërë këto ditët e fundit.
Prokuroria nuk heq dorë nga dënimi i tij më 4.6 vite burg për korrupsion pasiv ku këtë gje e ka kërkuar edhe në apel.
Ndërkohë shkalla e parë e ka dënuar me 2 vite burg për shpërdorim detyre.
Ndërsa bashkë e pandehura tjetër në proces Alma Kaçi u dënua 1 vit burg.