Sot është afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për regjistrimin e partive politike që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit.
Deri tani, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë paraqitur kërkesat e 40 partive, ndërsa dje u regjistruan 15 subjekte politike, përfshirë PS, PD, Shqipëria Bëhet etj.
Sot pritet regjistrimi i 25 partive të tjera. Ndërkohë, afati për depozitimin e listave të kandidatëve për deputetë është 12 marsi.
Sot është afati i fundit, ku partitë politike do të duhet të dorëzojnë kërkesat për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit. Në KQZ janë dërguar kërkesa nga 40 parti për regjistrim. Dje janë regjistruar 15 subjekte politike, ku kanë qenë PS, PD, PL, Shqipëria bëhet etj.
Sot pritet të regjistrohen 25 parti politike. Ndërsa, më 12 mars do jetë afati i fundit për depotizimin e listës të të gjithë kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit. Janë regjistruar mbi 181 mijë persona nga diaspora. Mbi 226 mijë kërkesa janë për regjistrim në zgjedhje, ku disa nuk janë pranuar.