Ballina Shqiperia ime Si ndodhi aksidenti, ‘Benz’-i në ndjekje nga policia

Si ndodhi aksidenti, ‘Benz’-i në ndjekje nga policia

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik në Këlcyrë, ku 8 persona humbën jetën. 

Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se mjeti tip ‘Benz’ që drejtohej nga një person nga Shkodra, ishte në ndjekje nga policia kur humbi kontrollin në një kthesë dhe përfundoi në lumin e Vjosës. 

Mësohet se mjeti me 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet e botës së tretë, ishte identifikuar nga patrulla ndërsa ikte në drejtim të Këlcyrës dhe u kthye nga rruga. Viktimat mësohet se ishin të gjithë meshkuj, ndërsa mjeti ishte marrë me qira.