Dollari amerikan duket që ka kaluar një fundjavë relativisht të qetë teksa vazhdon edhe këtë të hënë të blihet me 91 lekë dhe të shitet me 92 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane sakaq edhe ajo nuk ka pasur luhatje të vlerës gjatë fundjavës duke u blerë mëngjesin e kësaj të hëne me 99 lekë dhe duke u shitur me 99.6 lekë.
Franga zvicerane gjithashtu e ka nisur këtë javë në vlera të qëndrueshme pasi është blerë këtë mëngjes me 102.4 lekë dhe është shitur me 103.4 lekë.
Paundi britanik ka regjistruar rritje të kuotës këtë të hënë duke u blerë sot me 117.4 lekë dhe duke u shitur me 118.4 lekë në raport me javën që lamë pas referuar tregut të brendshëm valutor.