Ballina Shqiperia ime Shuhet vatra e zjarrit në Qafën e Llogarasë

Shuhet vatra e zjarrit në Qafën e Llogarasë

Është fikur vatra e zjarrit në Qafën e Llogarasë. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën me dije se vatra u vu nën kontroll pas përpjekjeve të përbashkëta të forcave zjarrfikëse, Forcave të Armatosura, Administratës së Zonave të Mbrojtura, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile.

Mbi 40 efektivë të tjerë nga Forcat e Armatosura iu bashkuan aksionit në orët e para të mëngjesit dhe po bëjnë krehjen e zonës, për izolimin përfundimtar të vatrës.

Ministri Peleshi i bën thirrje të gjithë qytetarëve që mos vënë në rrezik pasuritë kombëtare, pasi do të përballen me ligjin.

Peleshi: Një thirrje për të gjithë ata banorë, që me veprimet e tyre vënë në rrezik pasurinë kombëtare: Do të përballen më ligjin, i cili është i qartë dhe i rreptë për piromanët!