Sot, në Gjykatën e Fierit, është paraqitur Fredi Beleri për kërkesën e lirimit me kusht. Seanca e parë ishte planifikuar të zhvillohej më 25 korrik, por nuk u mor asnjë vendim për shkak se Drejtoria e Burgjeve nuk paraqiti raportin e vlerësimit pasi mungonte dëshmia e penalitetit.
Edhe sot, Beleri qëndroi vetëm 20 minuta në ambientet e Gjykatës së Fierit dhe u kthye përsëri në burgun e sigurisë së lartë në Fier për shkak të mungesës së dokumentacionit. Beleri u përfaqësua nga avokati Geni Gjyzari, ndërsa seanca gjyqesore drejtohej nga gjyqtari Alfred Konomi.
Seanca e radhës do të zhvillohet në dt 31 korrik