Gjykata e posacme ka shtyrë seancën e parë paraprake për dosjen Toyota Yuaris ku pjesë është edhe ish kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka.
Shkak u bë moslegjitimimi akoma i palëve, e konkretisht GJKKO la detyrë që avokatët e personave në kërkim të paraqesin prokurat e firmosura nga vetë të akuzuarit.
Edhe vetë Zarka që është i vetmi i arrestuar, nuk ishte i pranishëm në seancë por përfaqësohej nga avokatët e tij mbrojtës.
Seanca e radhës u caktua më datë 20 shkurt në orën 09:00, ku pas dëgjimit të palëve, togat e zeza do të vendosin për kalimin në gjykim ose jo të dosjes.