Ballina Shqiperia ime Shtyhet mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës pas tensioneve dhe debateve mes...

Shtyhet mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës pas tensioneve dhe debateve mes keshilltareve

Pas tensioneve dhe debateve, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës është shtyrë për në orën 12:00. Në nisje të mbledhjes, simpatizantët u futën brenda në sallë, teksa kundërshtuan prezencën e prefektit të Vlorës Vangjel Tavon, ndërsa knë pasur edhe tentativë për ta qëlluar.

Pas thirrjeve të banorëve në gjuhën greke dhe shqipe, prefekti i qarkut, Vangjel Tavo, është larguar nga mbledhja. Këshilli Bashkiak u mlodh për të vendosur me votë se cili prej dy nënkryetarëve, Pervin Gjikuria apo Blerina Bala do të drejtojë bashkinë Himarë.

Kujtojmë se Himara është pa kryetar bashkie, pasi Jorgo Goro u arrestua më datë 23 mars. Ai akuzohet për tjetërsim pronash, rreth 10 mijë hektarë. Gjithashtu edhe Fredi Beleri është i dënuar me 2 vite burg pasi u kap duke blerë votat para zgjedhjeve vendore të 14 majit.