Shtyhet gjyqi për ish-kryeministrin Sali Berisha.
sot parashikohej te jepej vendimi për ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin është kërkuar nga SPAK një masë më e fortë, ajo të arrestit. Do të jetë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të vendosë mbi fatin e deputetit Berisha, ndërkohë dy avokatët e ish-kryeministrit Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, janë paraqitur në seancë.
Pas miratimit të autorizimit nga Kuvendi për heqjen e lirisë së Sali Berishës, SPAK iu drejtua Gjykatës më datë 22 dhjetor duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, i cili po hetohet nën dyshimet për korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.
Në kërkesën drejtuar GJKKO, Prokuroria e Posaçme kërkon masën “arrest shtëpie”. Ligji i jep 5 ditë Gjykatës, për të marrë në shqyrtimin kërkesën e SPAK dhe gjyqtarja Irena Gjoka pritet që në seancën gjyqësore të së martës të thërrasë për të dëgjuar palët, nga njëra anë prokurorët e SPAK dhe nga ana tjetër personin nën hetim Sali Berisha dhe avokatët e tij.