Ballina Bota ”Shteti Bektashi”/ Reportazh i “La Repubblica”: Rama dëshiron t’i sigurojë një Seli...

”Shteti Bektashi”/ Reportazh i “La Repubblica”: Rama dëshiron t’i sigurojë një Seli të Shenjtë për të kombinuar fenë dhe demokracinë

Gazeta Italiane “La Repubblica”, i ka kushtuar një reportazh krijimit të shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë.

Gazta e nis shkrimin e saj, duke thënë se komuniteti bektashian, i cili u persekutua nga Ataturku në Turqi dhe nga Hoxha në Shqipëri, ka një marrëdhënie të veçantë me kryeministrin Rama, i cili tani dëshiron t’i sigurojë një Seli të Shenjtë për të kombinuar fenë dhe demokracinë

Kupola e tempullit të madh, Odeonit, qëndron mes malit të Dajtit dhe banesave të Tiranës së vjetër komuniste.Para një Kurani shekullor, Baba Mondi u ofron vizitorëve të tij çaj, kafe dhe raki, në atë që mund të bëhet shteti më i vogël në botë, një lloj “Vatikani mysliman”, shkruan gazeta italiane.

Edi Rama, kryeministri socialist shqiptar tani kërkon t’i japë sovranitetin shtetëror urdhrit bektashi në këto dy hektarë tokë të kultivuar me livadhe, trëndafila e ullinj.

Avokatët e Ramës po punojnë për të përcaktuar projektin.

“I lindur në shekullin e 13-të, bektashizmi ishte feja e elitës ushtarake osmane, e përhapur në të gjithë Azinë Perëndimore.

Kur Ataturku themeloi Republikën laike të Turqisë, në fillim të shekullit të njëzetë, bektashinjtë ikën në Shqipëri, duke marrë pjesë në “Pranverën shqiptare”, në rezistencën kundër perandorisë: në manastiret e tyre, teqeja, qarkullonin librat në fshehtësia e madhe e shkollës në gjuhën shqipe, e cila në atë kohë ishte e ndaluar.

Me komunizmin erdhi nata: në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës, bektashinjtë u ndaluan dhe u persekutuan, u sekuestruan pronat, u shkatërruan teqeja, por ata rezistuan në mënyrë klandestine.

Sot llogaritet se 5 deri në 10% e popullsisë shqiptare janë bektashi.

Propozimi i Ramës ka marrë mbështetje, edhe pse disa e kanë cilësuar si një tjetër marifet publicitar të kryeministrit, e disa të tjerë kanë ngritur mburojat: ashtu si përfaqësuesit e komunitetit sunit, shumica në vend, gjithashtu njihet për moderimi dhe bashkëjetesa laike me katolikët dhe ortodoksët.

“Shteti ynë është Shqipëria dhe ne jemi të vetmit përfaqësues të fesë islame”, pohoi myftiu Bujar Spahiu.

Ferdinand Samarxhi, një ekspert fetar, i shikon gjërat nga një këndvështrim tjetër: “Ideja e Ramës është t’i japë një përgjigje strategjike ekstremizmit në rritje globale dhe intolerancës fetare duke promovuar një interpretim paqësor të Islamit”.

Reportazhi i plotë:

Vatikani i sufive.

Midis kupolave të Tiranës, rruga liberale drejt Islamit.

Komuniteti Bektashi, i cili u përndoq nga Ataturku në Turqi dhe nga Hoxha në Shqipëri, ka një marrëdhënie të veçantë me kryeministrin Rama, i cili tani dëshiron t’i japë një Selinë e Shenjtë për të bashkuar fenë dhe demokracinë.

TIRANA – Kupola e tempullit të madh, Odeoni, ngrihet midis malit Dajti dhe ndërtesave të vjetra komuniste të Tiranës. Përpara një Kurani të vjetër disa shekuj, Baba Mondi u ofron vizitorëve të tij çaj, kafe dhe raki, rakia e Ballkanit, në atë që mund të bëhet shteti më i vogël në botë, një lloj “Vatikani mysliman”.

“Kuran thotë: pi dhe ha çfarë të duash, por pa e tepruar. Feja jonë është një fe paqeje dhe progresiste”, buzëqesh qetësisht ky ish-oficer i ushtrisë shqiptare, me emrin Edmond Brahimaj, 64 vjeç, një fetar mysliman që nga viti 2011 është lideri shpirtëror i Bektashinjve, një komunitet sufi që bashkon islamin me mistikën dhe predikon një version liberal të fesë së Muhametit: asnjë ndalim për të pirë alkool, asnjë imponim për veshjen, barazi gjinore, po për divorcin, jo për abortin “por pa detyrim”, feja e ndarë nga politika. Dhe njeriu në qendër: “Kush e njeh veten, njeh Zotin.”

Edi Rama, kryeministri socialist i Shqipërisë, tani dëshiron t’i japë sovranitet shtetëror urdhrit Bektashi në këto 11 hektarë tokë të kultivuara me livadhe, trëndafila dhe ullinj, ku dervishët e veshur me të bardha mirëpresin kuriozët dhe besimtarët dhe dy ditë në javë tërhiqen në teqe për ritualet sekrete, ato të rezervuara vetëm për klerin.

Avokatët e Ramës janë duke punuar për të përcaktuar projektin, Baba Mondi lëviz me kujdes: “Nuk do të jemi si Vatikani. Nuk do të kemi roje zvicerane as ushtri, nuk duam të ngremë mure apo të vizatojmë kufij, duam një njohje juridike sepse për momentin jemi vetëm një OJQ”.

Kjo do të thotë të mund të lëshojnë pasaporta dhe të kenë një status diplomatik që u lejon Bektashinjve të vendosin marrëdhënie autonome me vende të tjera dhe komunitete fetare.

Me një fjalë: të kenë më shumë ndikim.

“Gjithmonë brenda kufijve të ligjit shqiptar”, sqaron Ana, flokët e gjatë që rrëshqasin mbi kostumin e zi, takat e larta dhe një vijë buzëkuqi. Ajo përqafoi Bektashizmin disa vite më parë, “pas një periudhe të vështirë”, dhe tani përfaqëson zërin e ri në Bruksel: “Ndajmë me Evropën vlera dhe parime të përbashkëta për të drejtat e njeriut”.

I lindur në shekullin XIII, Bektashizmi ishte feja e elitës ushtarake osmane, e përhapur në të gjithë Azinë Perëndimore.

Kur Ataturku themeloi Republikën laike të Turqisë, në fillim të shekullit të njëzetë, Bektashinjtë u strehuan në Shqipëri duke marrë pjesë në “pranverën shqiptare”, rezistencën kundër perandorisë: në manastiret e tyre, teqetë, qarkullonin fshehurazi librat e shkollës në gjuhën shqipe, atëherë të ndaluar.

Teqetë e njëjta strehuan hebrenjtë: në fund të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ishte një nga vendet e pakta evropiane me një komunitet hebre më të madh se ai që kishte para konfliktit.

Me komunizmin erdhi nata: gjatë diktaturës së Enver Hoxhës, Bektashinjtë u ndaluan dhe u përndoqën, pronat e tyre u sekuestruan, teqetë u shkatërruan, por ata rezistuan, në fshehtësi.

Drita e muzgut hyn nga dritaret e tempullit, dymbëdhjetë si dymbëdhjetë imamët, duke ndezur kadifen e kuqe dhe arabeskat.

I mbështjellë në tunikën e gjelbër, mjekra e gjatë dëshmon shkëputjen nga gjërat e kësaj bote, Baba Mondi duket se kthehet me dhimbje në atë të kaluar: “Luteshim fshehurazi, duke maskuar mbledhjet si ditëlindje ose festa të fëmijëve, dhe kështu kemi shpëtuar traditat”.

Gjon Pali II ishte Papa i parë që kaloi kufijtë e Shqipërisë pas rënies së regjimit të fundit stalinist në Evropë.

“Thoshte se nëse nuk do të ishin Bektashinjtë, nuk do të kishte mbetur asnjë shqiptar”, kujton fetari që ka një ide të qartë për Islamin politik: “Nëse feja përzihet me politikën dhe biznesin, nuk është më fe, por pushtet”.

Sot vlerësohet se midis 5 dhe 10% të popullsisë shqiptare janë Bektashi.

Propozimi i Ramës ka mbledhur mbështetje, edhe pse dikush e ka quajtur si një tjetër gjetje publicitare e kryeministrit, dhe dikush tjetër ka ngritur mburojat: si përfaqësuesit e komunitetit sunit, shumica në vend, gjithashtu të njohur për moderimin dhe bashkëjetesën shekullore me katolikët dhe ortodoksët.

“Shteti ynë është Shqipëria dhe ne jemi të vetmit përfaqësues të fesë islame”, ka pohuar myftiu Bujar Spahiu.

Ferdinand Samarxhi, ekspert i feve, i sheh gjërat nga një perspektivë tjetër: “Ideja e Ramës është të japë një përgjigje strategjike ndaj ekstremizmit global në rritje dhe intolerancës fetare duke promovuar një interpretim paqësor të Islamit”.

Empatia midis kryeministrit dhe Baba Mondit u shfaq në vitin 2015, kur fetari i propozoi të merrnin pjesë së bashku në varrimet e viktimave të sulmit islamist në Charlie Hebdo, në Paris.

Që atëherë, Rama ka provuar të ndryshojë Tiranën, duke e pastruar qendrën me kullat e dizajnuara nga arkitektët e famshëm, sheshet për këmbësorë, pistat e biçikletave dhe ambicien për ta bërë atë një Dubai të Ballkanit, një destinacion turistik edhe ndër fetar.

Lideri Bektashi ka takuar papët dhe kardinalët, imamët, rabinët, presidentin izraelit – takim që i ka sjellë akuzën se është në shërbim të “sionistëve” – ka thyer barriera duke mos fituar gjithmonë simpati.

Jo ato të Bektashinjve turq, për shembull, që pretendojnë ekskluzivitetin mbi komunitetin dhe janë kundër një shteti të bazuar në fe.

Disa javë më parë Erdogan erdhi në Tiranë pikërisht për të inauguruar një xhami të re sunite. Shqipëria e vogël në mes të oreksit të madh.

Rama megjithatë nuk tërhiqet: sufinjtë Bektashi nuk kanë pas vetes shtete të fuqishme dhe në shumë vende ende përndiqen, një shtet do të ishte për ta “garanci mbijetese”./ La Repubblica