Ballina Shqiperia ime Shteti Bektashi, Rama: Do të jetë në territorin ku është Kryegjyshata

Shteti Bektashi, Rama: Do të jetë në territorin ku është Kryegjyshata

Kryeministri Edi Rama tha sot se krijimi i shtetit Bektashi nuk do të sjellë asnjë përçarje apo shpopullim. Sipas tij, krijimi i këtij entiteti do të jetë brenda territorit ku operon sot Kryegjyshata Bektashiane dhe do të operojë në respekt të Kushtetutës së vendit.

Lojë e rrezikshme e shpopullimit, ata pak shqiptarë që s’mund të ikin do krijohet përçarje, do krijohet shteti bektashi”, ishte komenti i një qytetari, të cilit kreu i qeverisë vendosi t’i përgjigjej ditën e sotme në rubrikën “Sy m’Sy” në Facebook.

O të marrsha të keqen! Po ku do krijohet ky shteti bektashi? Aty, tek ai territori i vogël që ka brenda, i ka apo s’i ka 150 veta, dyshoj shumë që i ka, mund të ketë shumë më pak”, tha Rama.

Sa i takon pjesës së pyetjes që në Shqipëri kanë mbetur 1.5 milionë banor, Rama tha se “nuk kanë ngelur 1,5 milionë banorë. Janë 2,4 milionë banorë, u bë regjistrimi i popullsisë.”