Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në KE, Olivér Várhelyi ka shpjeguar sot në konferencën për media me gazetarët planin e rritjes së BE në kuadrin financiar.
Zyrtari europian tha se janë 6 mld euro fonde që janë caktuar për këtë plan, por që të funksionojë na duhet që nga vendet kandidate të kemi një axhendë reformash për secilin prej tyre, e cila ofron një skicë të asaj që duhet të bëjnë deri në fund të kësaj periudhe financiare.
Varhelyi: Sa i takon planit të rritjes u miratua këtë vit dhe funksionon në dy mënyra. Së pari ofron investime shtesë në të gjitha fushat ku na duhen investime të konsiderueshme për të bërë të gjitha reformat e nevojshme për t’u bërë anëtare e BE. Janë 6 mld euro fonde që janë caktuar për këtë plan, por që të funksionojë na duhet që nga vendet kandidate të marrim. Na duhet të kemi një axhendë reformash për secilin prej tyre, e cila ofron një skicë të asaj që duhet të bëjnë deri në fund të kësaj periudhe financiare. Në thelb deri në fund të 2027. Ky është një program, i cili do të realizojë të njtin efekt, rezultat si një program me një cikël normal, por gjysma e një kuadri shumëvjetor financiar, flasim për 3 vjet e gjysmë. Për rrjedhojë agjenda e reformave do të jetë kyçe. Kjo është ajo për të cilën kemi rënë dakord deri më tani me partnerët tanë. Mungon vetëm Bosnje Hercegovina. Këto agjenda reformash janë miratuar nga Këshilli javën e kaluar. Kështu që në thelb parashikojmë që pagesat e para të lëvrohen brenda këtij muaji. Ky është plani. Kjo nënkupton edhe që koha në fakt po ecën që vendet të vazhdojnë reformat në mënyrë që të lëvrojmë dhe pagesat e mëtejshme. Në fund të këtij kuadri shumëvjeçar financiar, ky plan që mobilizon një vlerë sa 1/3 e PBB-së së të gjithë rajonit, do të sigurojë një intensitet ndihme që përkon me atë të kuadrit të kohezionit të shteteve anëtare. Që do të thotë 90% të ndihmës që marrin ata për frymë do ta marrë dhe Ballkani Perëndimor. Kjo nënkupton që pas kësaj nuk do të ketë asnjë justifikim, pos të qenit gati për t’u bërë anëtar të BE-së. Kemi bërë një hap të madh përpara dhe shpresoj që të vazhdojmë. Me planin e rritjes do të përshpejtojmë të gjitha ato reforma që janë të nevojshme për t’u bërë anëtarë.