Një shpërthim tritoli ka ndodhur në një lokal në Lungomare në Vlorë mëngjesin e kësaj të diele.
Ngjarja ka ndodhur në orën 06:00, ku në zonën e Lungomares është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm.Në mjediset e një bari (lokal) në verandë është vendos një sasi tritoli e cila ka shpërthyer duke sjellë deme të konsiderueshme materiale.
Orenditë brenda lokalit dhe xhamat janë dëmtuar.
Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe është duke marrë në pyetje pronarin e lokalit.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 06:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, në pronësi të shtetases R. B., ka shpërthyer, dyshohet lënde plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.