Shpërthim me lëndë plasëse në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 05:00, është marrë njoftim se në rrugën “Sali Butka”, në ambientet e jashtme të një lokali dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.
Në lokalin në pronësi të shtetasit në përdorim nga shtetasi A. Xh., 40 vjeç, raportohet ka vetëm dëme materiale.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.