Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Orikum në orët e para të mëngjesit.Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:15, në qytetin e Orikumit, në një ngushticë pas një pallati.
Si pasojë janë dëmtuar dy xhama të pallatit në katin e parë.Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.