Ballina Shqiperia ime Shoqërohet në komisariat Safet Bajri, ishte duke lëvizur me makinë të blinduar

Shoqërohet në komisariat Safet Bajri, ishte duke lëvizur me makinë të blinduar

Safet Bajri, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare është shoqëruar nga efektivët e Policisë në Lezhë.Sipas informacioneve pas Lezhës, ai është transferuar në Policinë e Shkodrës aty ku është pyetur lidhur me ngjarjen e regjistruar pak ditë më parë ku u bë një atentat ndaj një mjeti të blinduar në Shkodër.

Ai ka qenë duke lëvizur me një mjet të tipit S Class. Sipas informacioneve, pas marrjes në pyetje është lënë i lirë.