paktën 5 anëtarë të një ekipi grek të kërkim shpëtimi dhe 2 anëtarë të një familje libiane, humbën jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në Libi.
Vullnetarët grekë ishin duke udhëtuar me një autobus drejt qytetit të shkatërruar nga përmbytjet të Dernës, kur u përplasën me makinën ku udhëtonte makina me familjen libiane.
Sipas autoriteteve libiane, 10 persona të tjerë mbetën të lënduar në këtë aksident të rëndë, teksa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Ministri i Shëndetësisë, Othman Abdeljalil shpjegoi në një konferencë për shtyp se makina ku udhëtonte ekipi grek i shpëtimit ishte nisur nga qyteti i Benghazit, kur gjithçka ndodhi.
Dhjetëra ekipe shpëtimit kanë mbërritur në Libi në ditët e fundit për të ndihmuar për përballimin e situatës nga përmbytjes, ku sipas OKB, vetëm në Derna raportohen mbi 11 300 viktima.