Një automjet është përfshirë nga flakët në Baypasin e Vlorës, mbi fshatin Radhimë. Makina ka qenë duke udhëtuar nga Orikumi në drejtim të Vlorës në momentin kur është përfshirë nga zjarri.
Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe zjarrfikësja.