Një turist gjerman 67-vjeçar është gjetur i vdekur në ishullin grek të Kretës, për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta, duke e çuar në gjashtë numrin e te vdekurve.
Turisti ishte nisur i vetëm në një kanion në rajonin e Sougia të dielën dhe pas disa orësh telefonoi gruan e tij për të raportuar se nuk ndihej mirë.
“Një operacion kërkim-shpëtimi filloi menjëherë dhe një njësi e posaçme e shpëtimit me dronë zbuloi trupin e burrit në kanionin e Tripitit”, tha një zyrtar i policisë për Reuters.
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë gjithashtu dy gra franceze, 73 dhe 64 vjeç, në ishullin Sikinos dhe një polic 59-vjeçar amerikan që po pushonte në ishullin Amorgos.
Një 55-vjeçar amerikan u gjet i vdekur në ishullin grek të Mathraki në detin Jon, javën e kaluar, si dhe një turist holandez në ishullin Egje të Samos në fillim të muajit.
Trupi i prezantuesit britanik, Michael Mosley, u gjet në Symi, një ishull tjetër i Egjeut, më 9 qershor, pas një operacioni kërkimi me avionë, dronë dhe varka, që zgjati katër ditë.
Ai ishte nisur për një shëtitje i vetëm pavarësisht temperaturave të larta, përpara se të raportohej i zhdukur.