Ballina Bota Shkatërrimi i grupit të kokainës në Greqi/ Shqiptari drejtonte bandën nga burgu

Shkatërrimi i grupit të kokainës në Greqi/ Shqiptari drejtonte bandën nga burgu

Një organizatë e trafikut të kokainës në ishullin e Korfuzit është shkatërruar nga policia e Helene, ku të përfshirë ishin mbi 10 shqiptarë.

Anëtarët e kësaj organizate trafikonin lëndë narkotike në sasi të mëdha, kryesisht kokainë dhe kishin ngritur një rrjet të gjerë shpërndarje në ishullin e Korfuzit. Lëndën narkotike e blinin në Athinë, ku përfitimet e organizatës llogariten në qindra mijëra euro në vit.

Bandën e drejtonte nga burgu 39-vjeçari shqiptar, Enivend Aliaj. Ky i fundit rezulton i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana për veprën penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Aliaj në 9 prill 2022, në shëtitoren e Sarandës, ka tentuar të vrasë duke goditur disa herë me thikë shtetasin Dino Majko, aktualisht 31 vjeç, duke e plagosur rëndë.

1 muaj para ngjarjes Aliaj mësohet se i kishte dëmtuar me thikë gomat e makinës Majkos dhe dy ditë pas kësaj kishte kanosur me thikë brenda ambienteve të Spitalit të Sarandës ish-bashkëshorten e tij.

Për këtë ngjarje ndaj Aliajt ka një mase të dytë sigurimi “Arrest ne burg” dhënë nga Gjykata e Apelit Gjirokastër në 5 maj 2022 për veprën penale “dhunë në familje”.

Ndërkohë për rastin e tentativës së vrasjes ndaj Dino Majkos, në Gjykatën e Sarandës po zhvillohet gjykimi ndaj shtetasit Enivled Aliaj.

Ai rezulton i arrestuar edhe më parë në Korfuz në 14 prill 2023, si i kërkuar nga Shqipëria. Ai ndodhet në Korfuz në burg në pritje të ekstradimit, por drejtonte bandën nga burgu.

Edhe vëllai i tij, Donald Aliaj, rezulton me precedent penal në Shqipëri.

Policia tha se i dha një goditje të fortë trafikut të lëndëve narkotike në ishullin e Korfuzit dhe po punon për gjetjen e bashkëpunëtorëve të organizatës edhe në zona të tjera të vendit.

Në cilësinë e provës materiale U sekuestruan 1.6 kg kokainë e pastër, një armë pistoletë dhe 2 automjete që përdoreshim për trafikun e drogës. Policia thotë se sasia që organizata trafikonte, ishte dhjetëra kg në vit

Të përfshirë janë:  Romeo Bici i datëlindjes 1986 (shqiptar) Bernard Arapi 1992(shqiptar),Edlira Qendro 1979(shqiptare), Enivend Aliaj 1985(shqiptar), Donald Aliaj 1988(shqiptar), Endri Hoxha 1992(shqiptar),Klement Hoxha 1988 (shqiptar),Nikolas Paktitis 1985(grek), Anastasia Simati 1999 (greke),Dhimitra Handrinou1995(greke), Theodhoros Petropulos  1993(grek), Kristoforos Athanasios (grek,ish polic), Andreas Komianos(grek),Theodhoros Kurkulos(grek)

Në kërkim u shpallën Laert Beleri 1976(shqiptar)Anest Bino 1989(shqiptar)Mirel Mustaka 1975(shqiptar)Olena Ivanova 1988(ukrainase), Miklovan Deneko1987(shqiptar).

Policia thotë se i dha një goditje të fortë trafikut të lëndëve narkotike në ishullin e Korfuzit dhe po punon për gjetjen e bashkëpunëtorëve të organizatës edhe në zona të tjera të vendit.