Kambanat po bien në sheshin e Shën Pjetrit, duke njoftuar vdekjen e Papa Françeskut.
Një turmë prej qindra mijëra njerëzve ranë në heshtje, atmosferë tronditje dhe trishtim i dukshëm.
Besimtarët mbledhur nga të gjitha kombësitë kanë shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të kreut të Vatikanit.
“Ajo që do të na mungojë më shumë nga Papa është përpjekja e tij për ta bërë Kishën Katolike më gjithëpërfshirëse”, shprehen ata.
Papa Françesku lindur si Jorge Mario Bergoglio më 17 dhjetor 1936 ishte kreu i Kishës Katolike dhe sovran i Shtetit të Qytetit të Vatikanit .
Ai ishte Papa i parë nga Shoqëria e Jezusit (Urdhri i Jezuitëve), i pari nga Amerika dhe Hemisfera Jugore , dhe i pari i lindur ose i rritur jashtë Evropës që nga Papa sirian i shekullit të 8-të, Gregori III.