Ballina Shqiperia ime Sherri për vendin e parkimit përfundon me të shtëna, plagoset një person

Sherri për vendin e parkimit përfundon me të shtëna, plagoset një person

Një konflikt për një vend parkimi ka përfunduar me të shtëna armësh në Kamëz.

Sipas informacioneve paraprake, dy persona janë përfshirë në një debat që ka degjeneruar në dhunë, ku njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka plagosur në këmbë personin tjetër.

Nuk dihen ende detaje mbi gjendjen e të plagosurit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të incidentit.