Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi janë konfliktuar me njëri tjetrin.
Vëllezërit S. K., 49 vjeç, dhe K. K., 60 vjeç, të dy banues në Tiranë, për shkak të një mosmarrëveshjeje që kanë për një gardh mes dy banesave të tyre, janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin.
Ata u arrestuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 në kryeqytet.