Ballina Shqiperia ime Sherr në familje,babai godet me thikë djalin

Sherr në familje,babai godet me thikë djalin

55-vjeçari, Anton Mardodaj ka goditur me thikë djalin e tij 19-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Fushë Arrëz të Shkodrës dhe djali është dërguar menjëherë në spital.

Sakaq, raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Dyshohet se goditi me mjet prerës (thikë), djalin e tij, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, si rezultat i veprimeve të shpejta të Policisë, kapet dhe shoqërohet në Komisariat, shtetasi.

Mesditën e sotme, menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në fshatin Fushë Arrëz, ishte dëmtuar me mjet prerës një 19-vjeçar, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Nga veprimet e shpejta të shërbimeve të Policisë është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, shtetasi  55 vjeç Anton Mardodaj, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë), djalin e tij 19 vjeç, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes