Ballina Bota Sherr mes dy shqiptarëve në qendër të Athinës, plagoset njëri prej tyre

Sherr mes dy shqiptarëve në qendër të Athinës, plagoset njëri prej tyre

Dy shqiptarë janë përleshur mbrëmjen e kësaj të marte me njëri-tjetrin në vendin e quajtur Platia Vathi në qendër të Athinës në Greqi.Mësohet se ata fillimisht kanë debatuar me njëri-tjetrin, dyshohet për shkak të një pazari të prishrur dhe më pas sherri ka degraduar në përleshje të dhunshme mes tyre.

Si pasojë e përleshjes, njëri prej tyre, 55 vjeç,  ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në gjendje të rëndë në spital.Autoritetet vendase kanë arrestuar autorin 35-vjeçar, i cili do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie nën akuzën e plagosjes së rëndë me dashje. Policia po heton për shkaqet e ngjarjes së rëndë që tronditi kryeqytetin helen pasditen e së martës.