Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 26 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, pasi ka aplikuar për dokument identifikimi (kartë ID), duke deklaruar se i kishte humbur dokumenti i mëparshëm, të cilin nga verifikimet rezultoi se ia ka bllokuar Prokuroria e Fierit.
Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Ç., 56 vjeç dhe A. B., 48 vjeç, të dy banues në fshatin Kallm, Fier, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 06.06.2024, për një shtetase 18 vjeçe që ishte larguar nga banesa, ju informojmë se ajo është gjetur dhe është kthyer pranë familjes, në gjendje të mirë shëndetësore. Për këtë rast, Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, neni 301 i K. Penal, për shtetasin A. Sh., 21 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nuk ka bashkëpunuar me organet kompetente, për gjetjen e 18-vjeçares, e cila qëndronte me dëshirën e saj, me këtë shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.