Ballina Shqiperia ime Sherr me vjehrrin, nusja i vë flakën kasolles

Sherr me vjehrrin, nusja i vë flakën kasolles

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Krutje, ku një 29-vjeçare pas sherrit me vjehrrin, i ka vënë flakën kasolles së tij. Ngjarja ndodhi pas një sherri. 

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se nisi procedimi për shtetasen me inicialet B. R. 

“referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. R., 29 vjeçe, banuese në fshatin Krutje e Poshtme, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka djegur një kasolle në pronësi të vjehërrit të saj.”, sqaron policia.