Ballina Ekonomi Shell tërhiqet perfundimisht nga “Blloku 4”; Do të likuidojë degën në Shgipëri...

Shell tërhiqet perfundimisht nga “Blloku 4”; Do të likuidojë degën në Shgipëri në 2025-n

Kompania hollandeze Shell ka vendosur te terhiqet nga Blloku 4 i kerkimeve në Jug te vendit, ndersa ka pezulluar te gjitha operacionet e tjera te nxjerrjes së naftes nè Shqipëri dhe po konsideron ndërprerjen përfundimtare aktivitetit në vendin tonë.

Në pasqyrat e audituara për vitin financiar 2023, të publikuara me vonesë vetëm në fillim te ketij viti, kompania Shell Albania Block 4 B.V.- Dega Shqipëri shprehet se

“gjatë muajve të parë të vitit 2024 …drejtimi i

Degës ka vlerësuar situatën e operacioneve në Shqipëri. Bazuar në vendimin e marrë nga menaxhimi, nuk ka asnjë synim për të vazhduar aktivitetin e saj të biznesit për një të ardhme te parashikueshme. Drejtimi vlerëson se likuidimi i Degës do të fillojë përgjatë vitit 2025,” thuhet në shënimet e pasqyrave financiare të kompanisë.

Shell Albania Block 4 B.V. eshtë kompania që menaxhon kërkimet në Bllokun 4 tëkërkimeve të naftës në Shaipëri, Bllok shtrihet në zonën Jugore dhe Juglindor te vendit

Kompania i përfitoi të drejtat e kerkimit në kete zonë me Vendimin e Keshillit te Ministrave te qershorit 2018.

Kontrata parashikonte tre periudha eksplorimi, te cilat ne total parashikoheshin të zgjasnin për shtatë vite. Duke marrë parasysh nderprerjet e shkaktuara nga përhapja mbarëbotërore e pandemisë Covid-

19 dhe paqendrueshmerine e tregut te energjisë, në vitin 2022 Shell vendosi të pezullonte kërkimet në Bllokun 4, për një afat kohor prej jo më shumë se dy vjetësh.

Por, vitin e kaluar drejtuesit e kompanisë kanë arritur në vendimin që kompania do të zgjedhë të mos hyjë në Periudhën e Dytë të Kërkimit dhe te ndërpresë përfundimisht operacionet në Bllokun 4.

Deri në fund të 2023, Shell Albania Bld B.V. raportonte në bilanc humbje në 400 në muaj Deri në fund të 2023, Shell Albania Block 4B.V. raportonte në bilanc humbje të akumuluara për rreth 25 milionë euro, kryesisht shpenzime të kryera për kërkim nafte.

Shell Upstream, drejt largimit me 1.1 miliardë euro humbje

Në një situatë të ngjashme ndodhet edhe kompania më e madhe, Shell Upstream Albania B.V.- Dega Shqipëri, që menaxhon operacionet kryesore te kerkimit te naftes në Shqipëri dhe kryesisht puset e zonës së Shpiragut.

Në pasqyrat financiare të vitit 2023,menaxhimi ka vendosur të mos e konsiderojë më degën në Shqipëri si një aktivitet në vijimësi.

Gjithashtu, kompania ka vendosur të zhvlerësojë puset e kërkimit të naftës për një vlerë totale prej më shumë se 500 milionë eurosh. Zhvlerësimi i një aktivi me fjalë të thjeshta nënkupton njohjen e tij si humbje.

Në rastin konkret, zhvlerësimi i puseve tregon se Shell Upstream Albania nuk ka pritshmëri qe do të mund të nxjerrë dh tregtojë naftë prej këtyre puseve, për përfituar nië vlerë ekonomike prei tvre.

Gjithashtu, kompania ka vendosur tezhvleresoje puset e kerkimit te naftes per njëVlere totale prej me shume se 500 milione eurosh. Zhvleresimi i një aktivi me fjalë tëthjeshta nenkupton njohjen e tij si humbje.Ne rastin konkret, zhvleresimi i puseve tregon se Shell Upstream Albania nuk ka pritshmeri qe do te mund te nxjerre dhe te tregtoje nafte prej ketyre puseve, per te perfituar nje vlere ekonomike prej tyre.

Zhvleresimi i ketyre aktiveve ka sjellë njëhumbje para tatimit ne vlerën rekord t 54.8 miliarde lekeve per vitin 2023. Ne total, Shell Upstream Albania raportonte ne bilanc rreth 108.6 miliarde leke humbje te akumuluara, q me kursin e sotëm perkthehen ne afërsisht

1.1 miliarde euro.

“Në fillim te vitit 2024, testet në Shpirag-5 perfunduan me një rezultat që keshillonte

kunder vazhdimit te vleresimit. Duke ndjekur vendimin e drejtimit të Shell Upstream Albania per te perfunduar testin e pus Shpirag-5 dhe per te mos nisur menjeher-

Gjithashtu, kompania ka vendosur tezhvleresoje puset e kerkimit te naftes per një Vlere totale prej me shume se 500 milione eurosh. Zhvleresimi i një aktivi me fjalë të thjeshta nenkupton njohjen e tij si humbje.Ne rastin konkret, zhvleresimi i pusevetregon se Shell Upstream Albania nuk ka pritshmeri qe do te mund te nxjerre dhe te tregtoje nafte prej ketyre puseve, per te perfituar nje vlere ekonomike prej tyre.

Zhvleresimi i ketyre aktiveve ka sjellë njëhumbje para tatimit ne vlerën rekord t 54.8 miliarde lekeve per vitin 2023. Ne total, Shell Upstream Albania raportonte ne bilanc rreth 108.6 miliarde leke humbje te akumuluara, q me kursin e sotëm perkthehen ne afërsisht 1.1 miliarde euro.

“Në fillim te vitit 2024, testet në Shpirag-5 perfunduan me një rezultat që keshillonte kunder vazhdimit te vleresimit. Duke ndjekur

vendimin e drejtimit te Shell Upstream Albania per te perfunduar testin e pusit

Shpirag-5 dhe për të mos nisur menjëherë aktivitetin e radhes, kompania aktualisht po vlerëson opsionet e ndryshme për të ardhmen e aktiveve të Bllokut 2-3.

Zhvleresimi i aktiveve ne llogarite e kompanisë u shkaktua nga vendimi i lartpërmendur, pasi deri më sot opsionet për të siguruar vijimësine nuk janë maturuar për të provuar tregtueshmërinë dhe/ose rikuperimin e vlerës së aktivit… Në këtë këndvështrim, drejtimi nuk e konsideron më Degën si një aktivitet në vijimësi dhe për këtë arsye i ka pergatitur pasqyrat jo në bazë të parimit te vijimësisë” thuhet në shënimet e pasqyrave financiare të Shell Upstream Albania.

Madje, në fund te pasqyrave financiare kompania shprehet se “drejtimi ka pritshmëri të arsyeshme që financimet për përmbushjen e provizionit për çmontim dhe restaurim si dhe për detyrime tregtare dhe të tjera do të sigurohen në të ardhmen nga Shell Treasury në Londër, bazuar në politikën e brendshme të Grupit Shell.”

Kjo lë të kuptohet pritshmërinë për ndërprerjen perfundimtare të operacioneve të Shell në Shqipëri.MONITOR