Ballina Shqiperia ime Shefat e policisë të përfshirë në trafik droge, GJKKO lë në burg...

Shefat e policisë të përfshirë në trafik droge, GJKKO lë në burg 3 të arrestuarit

Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për zyrtarët e lartë të policisë dhe ish-efektivin e Operacionales që dyshohet se janë përfshirë në trafikun e drogës.

Të arrestuarit janë Shkëlzen Ruska, shefi i krimeve në Komisariatin e Himarës, Ervis Alisinanaj, shefi i krimeve në Komisariatin e Lushnjës, dhe ish-efektivi i Forcave Operacionale, Erdit Hazizaj.

Ky vendim erdhi pas një hetimi të thelluar mbi veprimtarinë e tyre, e cila dyshohet se përfshin abuzime me detyrën dhe lidhje me aktivitete kriminale.