Ballina Bota Sekuestrohet nje arsenal me armë në Greqi, një 25-vjeçare shqiptare mes te...

Sekuestrohet nje arsenal me armë në Greqi, një 25-vjeçare shqiptare mes te arrestuarve

Një arsenal tepër i madh armësh është sekuestrua nga policia greke në Athinë, pas kontrollit të 3 banesave dhe 2 bodrumeve. Në prangat e policisë ranë 5 persona, pjesë e grupit kriminal që dyshohet se trafikonin dhe shisnin armë dhe lëndë eksplozive. Të arrestuarit janë 4 shtetas grekë të moshës 31-56 vjeç si dhe 25-vjeçarja Zoi Zoto, me origjinë nga Korça, por e lindur në Pire.

Gjatë kontrolleve të policisë janë gjetur dhe sekuestruar 25 copë eksploziv ushtarak, 60 kg amonit, 4 lëndë shpërthyese, 7 mbështjellëse rezistence ndaj flakës, 2 detonatorë, 5925 fishekë të kalibrave të ndryshëm kryesisht për përdorim ushtarak, 2 armë, 1 armë automatike, 6 revolverë, 5 pistoleta, 1 çifte, 1 karabinë teke, 38 krehëra të kalibrave të ndryshëm, 3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 1 shpatë, 3 thika, pjesë armësh, 530 tableta narkotike, detektorë metalesh, 57 monedha ari, 510 lira angleze me vlerë mbi 420 mijë euro, 2 sterlina, 2 paund angleze, 35 gjysmë paund britanikë, 5 monedha argjendi të lashta greke, 6 monedha antike, dhjetëra bizhuteri të ndryshme, 23 mije 320 euro, monedha me vlerë 2 euro secila, 11 celularë, 2 lap top, makineri lazer për gdhendje armësh, GPS tracker, shënime dore dhe sende të tjera.

Policia greke dyshon se ky grup kriminal furnizonte dhe pjesëtarë te grupeve kriminale që kryenin vrasje në Greqi pasi mes të arrestuarve është edhe një shtetas, gjurmët e gishtave të të cilit janë gjetur në armë të sekuestruara në një automjet “Jeep” në Neo Kosmo, mjet i cili do të përdorej për vrasjen e mafiozit grek Vaggeli Zampouni.