Monika Kryemadhi ishte sot në Apelin e GJKKO në lidhje me sekuestron e dy vilave.
Ajo shtoi se ishte e sigurt që kjo çështje do të shkonte në Strasburg.Monika Kryemadhi ka deklaruar me ironi se pas sekuestrimit të vilave do të jetojë në çadër.
“Do të jetojmë me çadër, po ato që jetojnë me çadra nga tërmeti. Do marrim një kontejner, do të na japë dikush një tokë ku do të vendosim kontejnerin”, tha ajo.