Ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.. Ai shoqërohej nga avokati i tij, Maks Haxhia.
Mesohet se Saimir Tahiri, është thirur këtë të Hënë per tu marë në pyetje lidhur me hetimet që prokuroria e posaçme SPAK, ka nisur për pasurinë dhe pastrimin e parave.
Hetimet në këtë rast janë duke u udhëhequr nga prokurori i SPAK, Elvin Gokaj, i cili për më shumë se 1 viti po kryen verifikime për pasurinë e ish-ministrit të Brendshëm Tahiri dhe familjarëve të tij.Pak kohë më parë SPAK, mori dëshminë e bashkëshortes së Tahirit, biznesmenit Lulzim Morina dhe disa personave të tjerë, përfshirë motrën dhe kunatin e Tahirit.