Ballina Bota Rusia perfshine Shqiperine ne listen e vendeve qe kane derguar mercenare ne...

Rusia perfshine Shqiperine ne listen e vendeve qe kane derguar mercenare ne Ukraine

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka publikuar një listë, teksa pretendon se të dhënat e listës janë të vërteta. Sipas asaj që raporton ministria ruse, 13387 mercenarë të huaj kanë marrë pjesë në total në luftën e Ukrainës.

Përmes një njoftimi të bërë nga kjo ministri e shtetit rus, 5962 mercenarë kanë vdekur deri tani në luftë. Moska ka përfshirë në listë edhe Shqipërinë e Kosovën. Sipas pretendimit, nga Shqipëria kanë luftuar në krah të Ukrainës 192 persona. Ndërkaq, 191 shtetas të Kosovës thuhet se kanë marrë pjesë në luftën ndaj Moskës.

Duke iu referuar gjithmonë kësaj liste, thuhet se 84 mercenarë nga Kosova tashmë janë vrarë në luftime, kurse nga Shqipëria thuhet se janë vrarë 87 njerëz. Nga vendet e Ballkanit, cilësohet se Bosnja ka kontribuar me 200 mercenarë, teksa 90 pretendohet se janë vrarë.

Rusia1

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaron se nga SHBA-të kanë shkuar në luftën e Ukrainës 1113 mercenarë dhe se nga ata janë vrarë 491. Britania ka kontribuar me 822 luftëtarë dhe se nga ata janë vrarë 360. Në listë thuhet se mercenarë ka thuajse nga çdo vend i botës. Madje, deklarohet se edhe nga Serbia është një mercenar, që thuhet se nuk është vrarë.

Por, mediat perëndimore kanë thënë se të dhënat nuk dihet nëse janë të vërteta. Sipas medieve të huaja, lista duhet të shihet me kujdes e të hetohet nëse të dhënat janë apo jo të vërteta.