Rrëzohet kërkesa për ndryshim të masës së sigurisë për Berishën dhe MalltezinApeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e “arrestit në shtëpi” për Berishën dhe Malltezin.
Si ish-kryeministri Sali Berisha, edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi kishin kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.
SPAK mori të pandehur përpara dy ditësh Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin. Berisha është nën akuzë për korrupsion pasiv. Ndërsa, dhëndri i tij për korrupsion dhe pastrim parash.