Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me tatim të reduktuar nga 15% që është aktualisht, pritet të zbatohet në 2025.Ministri i Financave dhe Ekonomisë Petrit Malaj tha se së bashku me nismën për rritjen e çmimeve të referencës për bashkitë e tjera, me përjashtim të Tiranës, do të diskutohen për miratim pas muajit mars të vitit të ardhshëm.
Në vijim të propozimit të ardhur nga Parlamenti për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Mistria e Financave e ka vlerësuar me seriozitet dhe do t’i propozojë qeverisë që krahas procesit të rivlerësimit të përcaktohen edhe çmimet e reja të referencës për të gjitha bashkitë, përveç Tiranës, pasi çmimet e referencës në bashkitë e tjera, datojnë nga viti 2016 dhe nuk reflektojnë çmimet aktuale të tregut.
Ne propozojmë që të dyja këto nisma rivlerësimi i pasurive të paluajtshme dhe të çmimeve të reja të referencës për bashkitë e tjera, përveç Tiranës të hidhen paralelisht për diskutim me qëllim që t’u jepet mundësia të gjithë shqiptarëve për të rivlerësuar pasuritë me normë të reduktuar. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka nisur nga puna për përcaktimin e çmimeve të reja të referencës. Procesi është mbyllur për 14 bashkitë më të mëdha. Po vijon puna për bashkitë e tjera. Brenda 3 mujorit të parë 2025 të kemi mbyllur procesin e rishikimit të çmimeve të referencës. Më tej të dyja nismat do të hidhen për diskutim”, tha ai.
Në korrik të 2023, në Fletore Zyrtare u botuan rritja e çmimeve të referencës për 32 zonat kadastarle të Tiranës. Rritja e çmimeve për zonat kadastrale të Tiranës ishte nga 5 deri në 76%.
Pas rritjes së çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të Tiranës mbi të cilat llogaritet taksa e ndërtesave, vlerat e tyre u rritën edhe për 5 njësitë administrative të Tiranës.
Nga 13 njësitë administrative të Tiranës në 5 prej tyre Konkretisht sipas çmimeve referuese të VKM nr. 168, dt. 27.03.2019, krahasuar me ndryshimet me VKM nr. 457, dt. 26.7.2023 të botuar në Fletoren Zyrtare çmimet e referencës janë rritur në njësitë administrative, si: Dajt, Farkë, Kashar, Petrelë dhe Prezë çmimet fiskale mbi të cilat llogaritet taksa e ndërtesave u rrit nga 29 deri 73%.
Me ndryshimet e vendimit të muajit korrik çmimet e referencës mbetën të pandryshuara në rrethe.
Rritja e çmimeve të referencës rriti detyrimet e qytetarëve dhe bizneseve për taksën e ndërtesës, që llogaritet mbi këto çmime.
Vendimi dha një impakt të menjëhershëm edhe mbi aktivitetin e ndërtimit, duke qenë se këto çmime shërbejnë si faktor kryesor për përcaktimin e vlerës së taksës në infrastrukturë dhe në vlera monetare zëvendësuese e taksës 3% të kontributit në strehimin social.
Për Tiranën taksa e ndikimit në infrastrukturë është në nivelin 8% dhe llogaritet për metër katror mbi çmimet e referencës të cilat nga gushti i vitit të kaluar u rritën nga 5 deri 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës.
MONITOR