Në qarkun e Korçës janë rikthyer sërish reshjet e dëborës. Në orët e para të mëngjesit, në zonat e thella malore të juglindjes ka patur reshje bore.
Në lartësitë mbi 1 mijë metër mbi nivelin e detit, reshjet e dëborës kanë qenë me intensitet mesatar.Në rrugët nacionale nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Në akset turistike drejt Dardhës dhe Voskopojës tarshesia e borës shkon deri në 5 cm, por rruga është e hapur dhe përshkohet pa vështirësi.