Një revoltë e të dënuarve ka shpërthyer në burgun e Janinës, kur forcat speciale greke ndërhynë për të kontrolluar një të burgosur shqiptar i cili dyshohet se drejtonte një aktivitet kriminal nga qelia.
Bëhet fjalë për shqiptarin Edmond Përbasha, i njohur ndryshme me nofkën “Bossi” apo “Shefi”, për të cilin policia kishte nisur një hetim prej 4 muajsh.
Përbasha dyshohet se kishte krijuar një rrjet bashkëpunëtorësh brenda dhe jashtë burgut duke arritur të krijonte një linjë të trafikut të lëndëve narkotike.
Forcat speciale EKAM dhe MAT, bashkë me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm kanë ndërhyrë në burg prej orës 06.00 të mëngjesit për të ekzekutuar disa urdhër arreste por kjo gjë ka sjellë revoltën e të dënuarve.
Të burgosurit nisën menjëherë të djegin dyshekë dhe sende të tjera, dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të vënë situatën në kontroll.